Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Stres nga nxehtësia, punonjësit shqiptarë më të cenuarit në rajon nga ndryshimet klimaterike

2 muaj ago
in Aktualitet, Shqipëria
Stres nga nxehtësia, punonjësit shqiptarë më të cenuarit në rajon nga ndryshimet klimaterike

Rreziqet klimatike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek njerëzit, duke ulur të ardhurat dhe duke dëmtuar asetet prodhuese. Në Ballkanin Perëndimor, rritja e temperaturave dhe rënia e reshjeve kanë filluar të ndikojnë tek punëtorët. Shqipëria do të jetë më e dëmtuara në këtë proces vlerëson Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Stresi nga nxehtësia do të ndikojë dukshëm vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria vlerësohet të jetë me e goditura në Rajon sa i takon produktivitetit të punës.

Skenarët e rreziqeve nga ndryshimi i klimës tregojnë se në Shqipëri parashikohet të humbasin 0.07 për qind të orëve të punës në vitin 2030, ekuivalente me rreth 700 vende pune me kohë të plotë.

Stresi nga nxehtësia rrit rrezikun e aksidenteve në vendin e punës, me vdekje që shpesh ndodhin gjatë ditëve të para në një punë të re.

Temperaturat e larta kontribuojnë në rritjen e mungesave në punë për shkak të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, duke ulur më tej produktivitetin e punëtorëve.

Ndikimi i drejtpërdrejtë i fatkeqësive natyrore në vendet e punës në Ballkanin Perëndimor u dëshmua gjatë përmbytjeve të vitit 2014.

Dëmtimet në infrastrukturën ekonomike dhe të transportit që çuan në humbjen e vendeve të punës për 33,500 punonjës në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe humbjen e përkohshme të 51,800 vendeve të punës u dëmtuan përkohësisht në Serbi.

Përmbytjet e tetorit 2024 në Bosnjë dhe Hercegovinë zhvendosen 1,100 familje, duke shkatërruar 800 shtëpi dhe duke ndikuar rëndë në bujqësi dhe biznese të vogla.

Banka Botërore duke analizuar këto zhvillime referoi se ndikimet negative të rreziqeve natyrore në produktivitetin e punës, të ardhurat dhe asetet mund t’i shtyjnë njerëzit në varfëri. Humbjet për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit bien kryesisht mbi familjet e varfra.

Nga ana tjetër njerëzit e varfër kanë qasje të kufizuar në kursime, kredi dhe sigurime për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë humbjet e të ardhurave ose aseteve. Ndërsa të dhënat aktuale mbi dëmet dhe humbjet në rajon kanë tendencë të përqendrohen në ndikimet e fatkeqësive në asetet dhe infrastrukturën publike, humbjet për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit bien kryesisht mbi familjet e varfra.

TË LIDHURA

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

22:56 | 11/07/2025
U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital
Aktualitet

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat
Aktualitet

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
Next Post
Automjeti përplaset me autobusin në aksin Elbasan–Peqin, raportohet për një të lënduar

Automjeti përplaset me autobusin në aksin Elbasan–Peqin, raportohet për një të lënduar

Gjirokastra, destinacioni i preferuar për vizitorët e huaj me motoçikleta!

Gjirokastra, destinacioni i preferuar për vizitorët e huaj me motoçikleta!

“Më hapi sytë”, i pandehuri për grabitjen e Kim Kardashian shpreh pendesë

“Më hapi sytë”, i pandehuri për grabitjen e Kim Kardashian shpreh pendesë

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com