Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Si të mbani mizat larg shtëpisë, metodat më të mira natyrale

3 muaj ago
in Kuriozitete, Stil
Si të mbani mizat larg shtëpisë, metodat më të mira natyrale

Mizat që arrijnë të futen në shtëpi janë jo vetëm bezdisëse por edhe të rrezikshme në aspektin shëndetësor.

Atyre u pëlqen të vardisen rreth koshit të plehrave, në banjë apo pranë ndonjë ushqimi të kalbur. Në pushin e lëkurës së tyre, mizat mbajnë miliona baktere të cilat transferohen lehtë tek ushqimi ose në sipërfaqen e gatimit. Në këtë mënyrë ata transmetojnë kolerën e sëmundje të tjera të rrezikshme.

Mizat tërhiqen shumë pas ushqimit.

Ndaj AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes dhe nëse shikoni se mizat kanë prekur ushqimin tuaj të mos e konsumoni atë pasi mikrobet dhe bakteret që miza ka transmetuar aty janë të dëmshme, e ndonjëherë shndërrohen në rrezik për shëndetin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të mbani shtëpinë pastër nga mizat, në mënyra krejt natyrale.

Si të çlironi shtëpinë nga mizat

Qese Plastike Të Mbushura Me Ujë
Uji krijon reflektime të ndryshme dhe prish shikimin e mizave. Një qese me ujë u ngjan mizave si një rrjetë merimange të cilën ato e shmangin. Mbushni qese plastike me ujë dhe mbajini pranë dyerve, në ballkon e në dritare që mizat mos të guxojnë e të hyjnë.

Uthulla E Mollës
Hidhni gjysëm gote me uthull të ngrohtë molle në një kavanoz qelqi. Vendosni një hinkë në të dhe mbajeni në një zonë ku mizat qëndrojnë më shpesh. Mizat do të ndjekin aromën e uthullës dhe do të ngelin në kurth.

Karafili
Mizat nuk e durojnë dot aromën e karafilit. Merrni 6-12 fara karafili dhe ngulini në dy gjysma limoni të cilat mund t’i mbani në tryezën e bukës ndërsa jeni duke ngrënë.

Vera
Mizat janë të apasionuara pas verës së kuqe dhe të bardhë. Mbushni gjysëm gote me verë të kuqe ose të bardhë dhe lëreni në një zonë të shtëpisë ku ka shumë miza. Ato do të bien shumë shpejt në kurth.

Borziloku
Aroma e mirë e borzilokut i mban larg mizat. Gjethet e thata të borzilokut mund t’i fusni në qese të puthitura mirë dhe t’i varni pranë dritareve dhe dyerve.

Mjalti
Mjalti është shumë tërheqës për mizat dhe insektet. Ai shërben si një kurth i ëmbël për to. Prisni një shishe plastike sa më afër grykës dhe mbusheni me ujë me sapin. Pjesën tjetër e prerë të grykës lyejeni me dy lugë çaji me mjaltë dhe vendoseni kokëposhtë në shishen e mbushur me ujë. Mizat do të tërhiqen nga mjalti dhe do të bien brenda në ujë.

Kastraveci
Aroma e kastravecit ka efekt të padëshiruar tek mizat. Prijeni një kastravec në copa dhe vendosini ato në zonat e populluara nga mizat, ose edhe tek koshi i plehrave që ato të mos lëshojnë vezë.

Këshilla e fundit por jo nga rëndësia, është që ta mbani shtëpinë të pastër, të hidhni plehrat rregullisht dhe të mos lini ushqimin të prishet.

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
“Gjesti dhe Jozi Pas Skandalit: Çfarë Po Ndodh?”

“Gjesti dhe Jozi Pas Skandalit: Çfarë Po Ndodh?”

Durrës, makina përfshihet nga flakët, dëme të konsiderueshme materiale

Durrës, makina përfshihet nga flakët, dëme të konsiderueshme materiale

“Arrestohet Ish-Drejtoresha e Spitalit të Dibrës pas Kërcënimit me SMS”

“Arrestohet Ish-Drejtoresha e Spitalit të Dibrës pas Kërcënimit me SMS”

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com