Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK sekuestron 553 telefona, hard disqe , në skaner drejtorë ,biznesmenë….,

4 muaj ago
in Aktualitet
SPAK sekuestron 553 telefona, hard disqe , në skaner drejtorë ,biznesmenë….,

Elmas Bogdani

Gjatë vitit 2024, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar ndjeshëm përpjekjet për të goditur krimin ekonomik dhe korrupsionin në nivelet më të larta të administratës dhe politikës shqiptare. Sipas raportit të kësaj strukture, po zbërthehen 553 telefona të sekuestruar, kompjuterë, USB, hard disqe, laptopë, karta memorie, dronë dhe pajisje GPS. Pra një arsenal i tërë i të dhënave potencialisht të rëndësishme për hetimet në zhvillim. Në raportin zyrtar të SPAK theksohet se: “Gjatë vitit 2024 nga ekspertët e këtij sektori janë realizuar 293 akte ekspertimi, ku janë ekzaminuar 520 prova digjitale në total dhe konkretisht 344 telefona celularë, 58 kompjutera, 2 DVR dhe 116 prova të tjera digjitale (si hard disqe, USB, karta memorie, CD/DVD, etj.).
Burime bëjnë me dije se mes personave që janë vënë në fokusin e hetimeve përfshihen drejtorë institucionesh shtetërore, biznesmenë të fuqishëm, si dhe figura të rëndësishme politike duke përfshirë edhe deputetë aktualë, ministra dhe ish-ministra. Sasia dhe larmia e pajisjeve të sekuestruara tregon për një përmasë të gjerë të hetimeve, që prek shtresat më të larta të pushtetit dhe ekonomisë në vend. Përdorimi i teknologjisë në këto hetime ka qenë vendimtar. Pajisjet e sekuestruara janë çelësi për të deshifruar rrjetet e komunikimit, transaksionet e dyshimta, dhe ndoshta për të zbardhur lidhje të mundshme midis funksionarëve të shtetit dhe krimit të organizuar. Të dhënat digjitale tashmë përbëjnë një provë me rëndësi themelore në çështjet e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Paniku nga hetimet e SPAK

Kujtojmë se për SPAK mjaftoi zbërthimi i një iPhone 5 që kishte përdorur vite me parë Monika Kryemadhi për të zbuluar qindra mesazhe të shkëmbyera mes saj dhe dhjetëra personave të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë të lartë institucionesh apo biznesmenë që mbushën me prova dosjen për të fundosur deputeten dhe ish-presidentin Ilir Meta, i cili prej disa muajsh ndodhet në burg me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Gjithashtu mesazhet në celular i bënë gropën edhe Ahmetajt dhe gjithashtu rënduan pozitat e Erion Veliajt. Këto aksione të SPAK kanë futur në panik gjithë pushtetarët, të cilëve iu është sekuestruar telefoni në kuadër të hetimeve që ende vazhdojnë. Frika u ndje deri te kryeministri Edi Rama. Pas arrestimit të Erion Veliajt, Rama kërcënoi SPAK duke thënë se nuk do të lejojë që t’i merret celulari. “Ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Kur them politikë është kjo: meqë njërin po e lëmë në ballkon, të kapim 3 nga këta të tjerët.

Meqë kapëm kryetarin e Bashkisë, të kapim dhe këtë tjetrin për diplomë. Të përfundojë njeriu në SPAK për diploma…Çfarë është kjo? Në këtë kuptim e kam kur them politikë. Ndjekin mediet, kompleksohen dhe bëjnë balet. Dhe mos të bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim sepse boll i kanë, kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të merren me faktet”, është shprehur Rama. këtë mënyrë, Rama po tregon se nuk është vetëm Veliaj ai që mund të ketë probleme ligjore, por ai vetë mund të jetë i përfshirë në një rrjet më të gjerë hetimesh. SPAK po tregon se nuk do të ndalet nga asnjë kërcënim dhe presion. Sekuestrimi masiv i pajisjeve digjitale është një sinjal i qartë se drejtësia e re shkojë deri në fund për të zbardhur korrupsionin që ka gërryer institucionet për vite me radhë. Nëse këto hetime do të përkthehen në ndjekje penale të suksesshme dhe dënime, kjo mbetet për t’u parë. Por mesazhi tashmë është i qartë: askush nuk është mbi ligjin.

TË LIDHURA

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit
Aktualitet

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane
Aktualitet

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025
Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa

19:18 | 09/08/2025
Next Post
Ahmetaj akuzoi Ballukun për abuzimet me fondet e tunelit të Llogarasë, SPAK nis hetimet

Ahmetaj akuzoi Ballukun për abuzimet me fondet e tunelit të Llogarasë, SPAK nis hetimet

Dumani ishte i çarmatosur, ne i dhamë ‘shpatën’”/ Rama

Dumani ishte i çarmatosur, ne i dhamë ‘shpatën’”/ Rama

Vranë policin në derën e banesës! Kërkohet paraburgim për gjashtë të dyshuarit

Vranë policin në derën e banesës! Kërkohet paraburgim për gjashtë të dyshuarit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com