gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Këlliçi: Pas zgjedhjeve Erion Veliajt do t’i ngarkohet edhe inceneratori i Tiranës

12 muaj ago
in Politikë
Këlliçi: Pas zgjedhjeve Erion Veliajt do t’i ngarkohet edhe inceneratori i Tiranës

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka deklaruar në emisionin “A Show”, se beson se Erion Veliajt pas zgjedhjeve do t’i ngarkohet dhe aafera e inceneratorit të Tiranës.

“Unë mendoj që do të shkohet tek inceneratori i Tiranës, unë mendoj që pas zgjedhjeve do t’i ngarkohet pothuaj çdo vepër penale që ka kryer Edi Rama në këtë vend, sepse disa histori janë aq të mëdha, disa afera korruptive janë aq të mëdha sa nuk mund të lihen pa u mbyllur dhe pa ju vendosur kapak.

Edi Rama ka gjetur një mënyrë brilante për të shfaqësuar veten e tij, dhe për t’ja hedhur fajin atij që dikur e ka përjashtuar publikisht, dhe që kanë pranuar atë vetëposhtërim dhe veçperdiorim nga Edi Rama.

Kështu që Erion Veliaj po shërben si valvul shkarkimi e Edi Ramës për të gjitha aferat e tij kriminale dhe korruptive.

Thënë kjo, unë besoj se pas zgjedhjeve Erion Veliajt do t’i ngarkohet edhe afera e inceneratorit të Tiranës, për t’i vënë një emër kësaj afere, se nuk mbyllet kjo aferë as me një drejtor të dalë në pension që është sot në burg, as me drejtorë të rangut të dytë në Bashkinë Tiranë.

Kjo aferë e ka një personazh, ai personazh kryesor është Edi Rama, pa bekimin e tij kjo aferë nuk mund të behej, pa përfshirjen e Engjëll Agacit nuk mund të behej, por duke qenë se kjo duo vazhdon të jetë e fortë dhe vijon të ketë pushtet, faturën do ta marrë Erion Veliaj”, tha Këlliçi.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike ka nxjerrë në pah disa raste ku Edi Rama ka poshtëruar publikisht të Erion Veliajn. Këlliçi shtoi se Veliaj është akuzuar për korrupsion dhe ka përfituar nga marrëdhëniet e tij me inceneratorët e Tiranës dhe mediat që i kontrollon ai.

Ai falënderoi mediat për publikimin e përgjimeve, ndërsa vlerësoi punën e medias CNA që ka nxjerrë të vërteta të mëdha në pah. Këlliçi nënvizoi se qytetarët duhet të dinë se kush ka drejtuar Bashkinë e Tiranës për 10 vjet dhe si janë trajtuar pronarët e mediave.

Ai përfundoi se të gjitha këto janë pjesë e një rrjeti korrupsioni të ndërtuar për interesat e Veliajt dhe të lidhjeve të tij politike.

“Ka me dhjetëra raste të poshtërimit publik të Veliajt nga ana e Edi Ramës, sa ka arritur të thotë që në ato pemët para Kryeministrisë, një ditë do të varet edhe kryetari i grupit armiqësor që ka infiltruar protestues në protestën studentore, që është kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe që e vari, se e ka bërë në realitet 8 vite më pas, por që e vari.

Thënë këtë, se kush është Erion Veliaj, na shërbejnë pikërisht këto përgjime që kanë dalë, që në fakt një punë kolosale ka bërë media CNA, që kanë bërë të mundur që të nxjerrin disa të vërteta shumë të mëdha në pah, për t’ja bërë të qartë qytetarëve se kush ka drejtuar Bashkinë e Tiranës për 10 vjet, kush i drejton disa nga mediat e vendit që ushqehen me paratë e inceneratorit të Tiranës, por që urdhrat i marrin nga kreu i Bashkisë Tiranë dhe si trajtohen sot pronarët e mediave.

Erion Veliaj, është e vërtetë, qytetarët duhen ta dinë, po, akuzohet për korrupsion, sepse ato të mira që ka arritur të marrë i ka marrë për shkak të korrupsionit”, tha ai.

TË LIDHURA

“Do vendos pas konsultimeve”, Spiropali: Taulant, mblidh grupin pa vonesë!
Politikë

“Do vendos pas konsultimeve”, Spiropali: Taulant, mblidh grupin pa vonesë!

19:22 | 24/03/2026
“Frika nga gara s’është lidership”, Salianji: PD s’është pronë private!
Politikë

“Frika nga gara s’është lidership”, Salianji: PD s’është pronë private!

18:52 | 24/03/2026
Mbështetën lëvizjen e Salianjit, PD përjashton nga radhët e saj dy këshilltarët bashkiakë në Durrës
Politikë

Mbështetën lëvizjen e Salianjit, PD përjashton nga radhët e saj dy këshilltarët bashkiakë në Durrës

17:26 | 24/03/2026
Next Post
Vrasja e Egli Progës, Prokuroria Korçës përfundon hetimet dhe dorëzon për gjykim dosjen penale

Vrasja e Egli Progës, Prokuroria Korçës përfundon hetimet dhe dorëzon për gjykim dosjen penale

Dokumenti/ Zgjedhjet e 11 majit, Gjykata e Tiranës miraton formularin për votuesit nga diaspora

Dokumenti/ Zgjedhjet e 11 majit, Gjykata e Tiranës miraton formularin për votuesit nga diaspora

Liderët e Europës në Tiranë! 15-16 maji ditë pushimi për administratën në këto qytete

Liderët e Europës në Tiranë! 15-16 maji ditë pushimi për administratën në këto qytete







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë
Bota

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

by mirseda
22:54 | 24/03/2026
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pasi disa persona humbën jetën...

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

22:47 | 24/03/2026
Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

22:46 | 24/03/2026
Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

22:44 | 24/03/2026
Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

22:42 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com