Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Duka analizon sezonin: “Superiorja, rivalitet i fortë për ‘Final Four’ dhe mbijetesë”…

10 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Sport
Duka analizon sezonin: “Superiorja, rivalitet i fortë për ‘Final Four’ dhe mbijetesë”…

Kreu i qeverisë së futbollit foli gjithashtu edhe për rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe nevojën e madhe që ka shtimi i terreneve dhe fushave të futbollit, veçanërisht sa i përket terreneve stërvitore.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një prononcim për mediat ka analizuar fazën finale të kampionatit “Abisnet Superiore, duke vlerësuar garën e fortë që po bëhet si sa i përket pjesëmarrjes në “Final 4” ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Kreu i qeverisë së futbollit foli gjithashtu edhe për rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe nevojën e madhe që ka shtimi i terreneve dhe fushave të futbollit, veçanërisht sa i përket terreneve stërvitore. Gjithashtu ai nënvizoi edhe rëndësinë që kanë projektet e reja për rindërtimin e katër stadiumeve të reja dhe implementimin e projektit të FSHF “100 fushat”.

Analiza e Abissnet Superiore? “Çdo kampionat në fazën e fundit bëhet vërtetë emocionues, interesant sepse ndahen ato vendimet e kontributit të një viti, kështu që ka vërtetë më shumë garë, më shumë impenjim sidomos nga skuadrat që pretendojnë për më shumë nga ky kampionat.

Nuk mund të parashikoj asgjë, gjëja që është më e parashikueshme nga të gjitha është që pothuajse katër skuadrat që do të marrin pjesë në “Final 4” në stadiumin “Arena Kombëtare” janë të përcaktuara, mbase me ndonjë diskutim mes Partizanit dhe Elbasanit, ndërkohë që thuajse kanë siguruar vendet Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo.

Tashmë fatkeqësisht në fund të kampionatit jo të gjithë janë të gëzuar me rezultatet, por duhet të jemi të gëzuar me lojën dhe kontributin që kanë dhënë gjatë vitit.

Gjithë garat kanë emocionet specifike, kanë emocione për të qenë pjesë e “Final 4”, ka emocione për të qenë kampionë apo emocionet e veta për të siguruar mbijetesën. Lufta më e ashpër për momentin duket sikur është në fundin e tabelës, ku renditja është shumë e ngjeshur nga vendi i 6-të deri në vendin e 10-të, janë diferenca të vogla”.

Investimet në infrastrukturë? “Investimet janë një nga kolonat kryesore për zhvillimin e futbollit dhe për këtë ne jemi përqendruar shumë që kjo të ndryshojë pozitivisht. Investimet e përbashkëta të bëra për futbollin në Shqipëri janë vërtetë shumë, por duhen akoma më shumë. Projektet që ne kemi dhe po vazhdojmë të implementojmë janë të shumta, sepse vazhdon projekti ‘100 fushat’ sepse sëmundja kryesore e jona është fusha e stërvitjes, dhe jo ajo e lojës.

Në një lloj mënyre infrastruktura e zhvillimit të aktivitetit, sidomos të kampionatit Abissnet Superiore është në nivele të kënaqshme. Janë bërë disa stadiume në Shqipëri, janë në projekt për t’u rindërtuar tre stadiume të reja dhe i është shtuar edhe një projekt i katërt tashmë me stadiumin “Selman Stërmasi”, që besoj do ta çojë në një stad më të lartë e më të pranueshëm nivelin e stadiumeve dhe infrastrukturës sportive për futbollin e luajtur.

Janë projekte që do të vazhdojnë, asnjëherë nuk mund të themi që janë mjaftueshëm, sepse sa më shumë shtohet numri i futbollistëve dhe interesi për futbollin, aq më shumë duhen ambiente më të përshtatshme për të pasur aktivitete me nivel më të mirë organizimi dhe me kushte më të mira për spektatorët. Mbetet sfidë për klubet, por edhe për FSHF-në që këto stadiume të reja të rikonstruktuara të mbushen, po me njerëz kaq të mirë që ta mbështesin futbollin”.

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Goditje rëndë për Bayernin, ja sa do të mungojë Jamal Musiala

Goditje rëndë për Bayernin, ja sa do të mungojë Jamal Musiala

Derbi i së hënës (20:00) në ‘Arena Kombëtare’, si vijnë Tirana e Partizani, Gega synon fitoren e tretë radhazi

Derbi i së hënës (20:00) në ‘Arena Kombëtare’, si vijnë Tirana e Partizani, Gega synon fitoren e tretë radhazi

“Ç’e duam BE-në mor piktor, ne po ikim pa pasaporta”/ Rama i përgjigjet komentuesit me shprehjen e gjyshes: Mllefi e zeza e t’zot!

“Ç’e duam BE-në mor piktor, ne po ikim pa pasaporta”/ Rama i përgjigjet komentuesit me shprehjen e gjyshes: Mllefi e zeza e t’zot!







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com