Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Largimi i rinisë pasoja më dhimbshme e korrupsionit”, Basha: Rinia do të përfshihet dhe do marrë në dorë fatet e veta

8 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Largimi i rinisë pasoja më dhimbshme e korrupsionit”, Basha: Rinia do të përfshihet dhe do marrë në dorë fatet e veta

Gjatë intervistës në një emision televiziv me gazetaren Genta Gashi, Lulzim Basha foli për ndikimin që ka pasur komunikimi në rrjetet sociale në këtë fushatë dhe reagimin pozitiv që ka marrë kryesisht nga të rinjtë.

“Nuk ishte se i targetova – ishin ata që u përgjigjën. Duke u angazhuar në diçka që lidhej me kulturën e tyre, si kënga e Unikkatilit, pashë që rinia reagoi. U bënë më të ndjeshëm, më të vëmendshëm ndaj mesazheve të mia politike.”

Ai tregoi se në çdo dalje publike ka pasur kontakte të menjëhershme me të rinj që e ndalin për të bërë foto, që e ndjekin dhe shfaqin interes për angazhimin politik.
“Dje, në një aktivitet, rruga ishte mbushur me të rinj nga 12 deri në 17 vjeç që donin selfie. Më ndodh kudo. Dhe kjo më jep gëzim të veçantë – sepse një nga plagët më të mëdha ka qenë largimi i rinisë nga politika.”

Basha tha se kjo mungesë vëmendjeje i ka bërë të rinjtë si të huaj në vendin e tyre, duke shtuar se politika ka dështuar t’u krijojë arsye për të qëndruar.
“Një nga pasojat më të dhimbshme të politikës së gabuar është emigracioni i të rinjve. Në vend që të ndërtojnë këtu, ëndërrojnë të ikin. Por reagimi që ata kanë ndaj nesh më jep shpresë të madhe se kjo po ndryshon.”

Pjesë nga intervista:

Gashi: Kur jemi te kjo pjesa e rinisë, fëmijëve dhe jo vetëm, a ka qenë kjo kohë targeti yt rinia, për shkak edhe të rrjeteve sociale, tentove që përmes saj t’i kishe më afër vetes?

Basha: Është e vërtetë që ka ndodh, por ka ndodh e kundërta. Pra, duke u angazhu në diçka që ka elementë të asaj që rinisë i pëlqen shumë, si kënga e Unikkatilit, kam parë që rinia është bërë shumë e ndjeshme, është bërë e vëmendshme, shumë më e vëmendshme edhe ndaj mesazheve të mia politike. Pra, nuk është se i targetova, që ju shkova dmth, t’i marr me këto mesazhe, u përgjigjën ata, u përgjigj rinia, po të them dje psh, dje isha në një aktivitet politik, sapo dola ishte mbush rruga me të rinj, 12 deri 15 apo 17 vjeç, të cilët sapo zbrita nxorrën celularët dhe thanë: hajde bëjmë një selfi, hajdë bëjmë një selfi. Mund të kem bërë mbi 10 selfi. Më ndodh kudo tani. Sigurisht edhe me të tjerët, por gëzim të veçantë më jep që rinia përgjigjet në këtë mënyrë, sepse me thënë të drejtën një nga problemet kryesore është që një politikë e pavëmendshme ndaj rinisë i ka bërë të huaj ata, ndaj politikës. Rinia nuk mund të jetë e huaj ndaj politikës sepse vendimet e politikës kanë efekt të drejtpërdrejtë tek rinia. Siç e dim fare mirë, siç e dimë edhe dhimbshëm këtu në Shqipëri, ku një nga pasojat më të dëmshme, të politikës së gabuar, të korrupsionit, të dështimeve qeveritare, është emigracioni i të rinjtë dhe dëshira e atyre të rinjve që janë këtu për tu largu, në vend që të kenë dëshirën për të ndërtuar jetën e tyre në vendin e tyre dhe kjo sigurisht është një brengë e madhe. Reagimi që ata kanë ndaj mesazheve të mia, është një shpresë e madhe, që rinia nuk do të ndjehet më e huaj, por do të përfshihet dhe do të marrë në dorë fatet e veta në të nesërmen e Shqipërisë.

TË LIDHURA

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë
Politikë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona
Aktualitet

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti
Politikë

Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

18:50 | 08/12/2025
Next Post
Aksident në Durrës, përplasen dy makina, raportohet për të plagosur

Aksident në Durrës, përplasen dy makina, raportohet për të plagosur

“Sistemi i korruptuar vrau fëmijët tanë”, Mbahet marshimi paqësor në Koçan për viktimat e tragjedisë në diskotekën “Pulse”

“Sistemi i korruptuar vrau fëmijët tanë”, Mbahet marshimi paqësor në Koçan për viktimat e tragjedisë në diskotekën “Pulse”

Aksident i rëndë/ 16-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë/ 16-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta
Showbizz

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

by mirseda
22:46 | 08/12/2025
0

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një...

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com