Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ cakton 93 Vendet e Numërimit të Votave

11 muaj ago
in Politikë
Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ cakton 93 Vendet e Numërimit të Votave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi caktoi sot, Vendet e Numërimit të Votave për zgjedhjet e datës 11 maj 2025.

Vendet e Numërimit të Votave të miratuara plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.

Sipas vendimit të KQZ, VNV janë përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar në numrin e QV-ve të ZAZ-së.

VNV janë përgjithësisht brenda territorit të ZAZ-ve, ofrojnë lehtësi logjistike të transportit rrugor nga QV-të e ZAZ-së, ofrojnë kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe kanë sistem të pandërprerë të furnizimit me energji elektrike.

Në zgjedhjet për Kuvend do të jenë 93 VNV.

Gjithashtu, u miratuan disa shtesa në vendimin “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

Shtesat konsistuan në miratimin e 230 qendrave të votimit në ambiente private në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.

Komisioneri miratoi Procedurën Standarde të Operimit (PSO) për përgatitjen e zarfave me dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë.

Procedura Standarde e Operimit ka për qëllim detajimin e procedurave standarde teknike të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor që do t’i dërgohet zgjedhësve nga jashtë.

Ky dokument është i strukturuar në 8 krerë në përmbajtje të të cilëve janë të specifikuara si fazat/hapat e përgatitjes së zarfave me dokumentacionin zgjedhor; materialet dhe pajisjet e nevojshme për këtë proces; procedurën e përgatitjes së setit me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë; personelin përgjegjës që angazohet për këtë proces; detyrat/veprimet që kryen personeli për secilën nga fazat e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor; trajnimi i nevojshëm; organizimi i ambientit të punës; organizimi i turneve dhe punonjësve.

Referuar kësaj procedure, personeli i atashuar për procesin e përgatitjes së zarfeve me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë duhet të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit, si dhe të ketë akses të autorizuar në ambientet e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor.

TË LIDHURA

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit
Politikë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese
Politikë

GJK zbardh vendimin: Zgjatja “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

17:30 | 03/03/2026
“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve
Aktualitet

“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve

13:05 | 03/03/2026
Next Post
Grabitje spektakolare në Itali,  me kallashnikov dhe eksploziv,banditët grabisin miliona euro nga 2 forgona të blinduar

Grabitje spektakolare në Itali, me kallashnikov dhe eksploziv,banditët grabisin miliona euro nga 2 forgona të blinduar

Akrepat shkojnë 60 minuta para, nesër kthehet ora verore

Akrepat shkojnë 60 minuta para, nesër kthehet ora verore

Protestat masive në Turqi, Erdogan: Policia do të ndërhyjë, nuk do të qëndrojmë indiferentë

Protestat masive në Turqi, Erdogan: Policia do të ndërhyjë, nuk do të qëndrojmë indiferentë







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Bota

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

by mirseda
23:10 | 03/03/2026
0

Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në...

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com