Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Koalicioni Euroatlantik prezanton kandidatët në Elbasan, Basha i drejtohet Ramës: Ku i ke shokët?

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Koalicioni Euroatlantik prezanton kandidatët në Elbasan, Basha i drejtohet Ramës: Ku i ke shokët?

Drejtuesi Politik i Koalicoonit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan për të prezantuar kandidatët për deputetë para strukturave. Emin Cani, Regis Çela, Endri Hasa, Matilda Ibrahimi, Migena Kapllani, Mirela Karabina, Blerim Kuqja, Aldi Lekaj, Redion Llalla, Naim Meta, Desard Muzhaqi, Adriatik Vrapi, Bujar Vreto dhe Marsida Xhindi, janë emrat e Koalicionit që do të kërkojnë votën në listën e hapur për këtë qark.

Në fjalën e tij, Basha foli edhe për një prej simboleve të korrupsionit qeveritar siç është inceratori në Elbasan. Ai tha se disa vite më parë ishte vet kryeministri Rama qëmblodhi shokët dhe zhvilloi një mbledhje ogurzezë për të justifikuar aferën korruptive më të paimagjinueshme në historinë e Shqipërisë pluraliste. Sipas tij, aty ishin Lefter Koka dhe Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, Alqi Bllako, shokët me të cilët ndërtohej kjo aferë korruptive dhe që përpiu qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Basha më tej thotë se këtu merr kuptim dhe shprehja e tij për kryeministrin “ku ‘tmetën shokët”, pasi shokët që kishte me vete në incenerator për ta mbrojtur vjedhjen e shekullit, një nga një ia mori SPAK, e ca dekriminalizimi.

Ai më tej ironizoi edhe deklaratën e Ramës në Lezhë duke thënë se nuk e ngatërron atë me banjon dhe i kërkoi që t’i japë përgjigje pyetjes “ku i ke shokët, pse i ke shokët aty? A je i paaftë e duhet të shkakohesh menjëherë, të shkarkohesh tani? Apo je pjesë e aferave korruptive dhe e ke vendin aty tek shokët, tek 7×7, 313-të?”.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Gjurma e korrupsionit është kudo. Po në asnjë vend më shumë sesa aty ku Edi Rama i mblodhi shokët e tij në inceneratorin e Elbasanit. Një mbledhje ogurzezë, për të justifikuar aferën korruptive më të paimagjinueshme në historinë e Shqipërisë pluraliste si avokatë të një skeme tërrësisht korruptive. Aty ishin Ter Koka dhe Lali Eri. Aty ishte Ben Tigri, aty ishte Alqi, aty ishin shokët me të cilët ndërtohej kjo aferë korruptive, me të cilët përpijnë jo një, jo dhjetëra, por qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë. I nxorrën nga xhepat të zbrazura dhe të varfëruar të familjeve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. I hoqën nga investimet për lagjet dhe fshatrat e Elbasanit. I shtrydhën nga spitalet e rënuar të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. I zhdukën nga fondi i pronarëve që dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të trajtohen me të njëjtin cinizëm si në kohën e diktaturës. I mblodhi pra kështu paratë e shqiptarëve për t’ia dorëzuar në dorë një bande kriminale bashkë me ministrat e tij, në atë që sot i madh e i vogël, e gjithë Europa e deri në Amerikë e njohin si afera e inceneratorëve.

Këtu merr kuptim gjithçka, edhe pyetja ime tash 8 ditore, “ku t’metën shokët”. Sepse shokët që kishte me vete në inceneratorë për ta mbrojtur vjedhjen e shekullit, një nga një ia mori SPAK. Ca SPAK, e ca dekriminalizimi. Sigurisht është një pyetje retorike. Shqiptarët e dinë se ku janë shokët e Edi Ramës, ndaj dhe thirrja ime ku i ke shokët, pavarësisht se shumica e njerëzve vënë buzën gaz, të gjithë na shkon ndërmend se përgjigjja ndaj pyetjes se ku i ke shokët është përgjigjja më e vërtetë ndaj të vërtetës më të madhe që është korrupsioni i kësaj qeverie. Një nga një të gjithë shokët e tij në burg, para drejtësisë, në arrati, ose në hetim.

Ndaj, dëgjoje mirë o Rame, se ndryshe nga ç’the sot në Lezhë nuk jam duke kërkuar banjon, nuk të ngatërroj ty me banjon, mos ki merak, por ktheji përgjigje shqiptarëve: ku i ke shokët, pse i ke shokët aty? A je i paaftë e duhet të shkarkohesh menjëherë, të shkarkohesh tani? Apo je pjesë e aferave korruptive dhe e ke vendin aty tek shokët, tek 7×7, 313-të?

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Gjesti – Rozanës: Mos më ndjek më, ti vdes për vëmendje

Gjesti – Rozanës: Mos më ndjek më, ti vdes për vëmendje

Arlind Qori: Lëvizja Bashkë e vetmja që nuk merr financim nga oligarkët

Arlind Qori: Lëvizja Bashkë e vetmja që nuk merr financim nga oligarkët

Befasojnë rezultatet e sondazhit, ja kë shpëtojnë shqiptarët mes Laertit dhe Valbonës

Befasojnë rezultatet e sondazhit, ja kë shpëtojnë shqiptarët mes Laertit dhe Valbonës







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com