Sot pasdite, Amberi dhe Gjesti zhvilluan një bisedë në Lori Caffe, jashtë në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”.
Ata ndanë me njëri-tjetrin arsyet që i çuan në vendimet e tyre gjatë lojës. Amber shpjegoi pse vendosi të largohej, ndërsa Gjesti tregoi pse e riktheu atë përmes zarfit të “valixhes së tundimeve”.
Pjesë nga biseda;
Amber: Ne energjinë të dy e kemi pasur të njëjtë
Gjesti: Nëse do të të krahasoja ty me Vserlon, ai nuk ka anë të mirë nuk e ka treguar kurrë. Vetëm ofendime dhe vetëm i keq. Ti ofendon ndoshta pak por sërish ti ke qenë e preferuar nuk kam çfarë të them. Ti e di vetë, që ke ofenduar nga pak por sërish e ke atë anën e mirë të zemrës, ke energji. Ai e ka të zezë…
Amber: Ti do të thuash që është e dukshme.
Gjesti: Po, ai asgjë nuk ka treguar për veten. Nuk e di as çfarë bën, apo ndonjë shembull që të japë.
Amber: E di ku ka qenë ndryshimi mes teje dhe nesh këtu kur ke ardhur? Ne ishim disa njerëz që këta pothuajse një pjesë e vogël ka qenë në gjumë dhe unë isha ajo…
Gjesti: Ti ke qenë vetë dhe kur ike ti unë mbeta vetëm dhe prandaj të zgjodha ty që të më përkrahësh.
Amber: Po, po. ndoshta ajo sjellja ime ka qenë edhe e mirë edhe e keqe por kur ke ardhur ti në shtëpi që kishte atë energji super të madhe dhe nga mënyra se si ti e sillje lojën, unë e mora më tepër ashtu sepse deri në ato momente askush nuk ka qenë këtu me atë lloj sjellje. Unë mund ta kisha energjinë por unë nuk e bëja dot atë gjë.
Më tej Amber shtoi gjithashtu se:
Gjëja ime ndaj teje nuk ka qenë e sajuar, që unë ta sajoja dhe të thoja ua erdhi ky dhe ma mori komplet vëmendjen dhe hajde po i turrem këtij. Unë me ty kërceva dhe e mora funny gjënë. Agresiviteti ka qenë pjesë e gjumit.