Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Skandali me mbetjet e rrezikshme dhe pronat e ushtrisë, ish kreu i Forcave të Armatosura: Balluku e përfshirë në dhënien e bazës së Marinës me kompaninë Marina Limion

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Skandali me mbetjet e rrezikshme dhe pronat e ushtrisë, ish kreu i Forcave të Armatosura: Balluku e përfshirë në dhënien e bazës së Marinës me kompaninë Marina Limion

Skandali me eksportin ndërkombëtar, ku dyshohet se janë eksportuar mbetje të rrezikshme ka sjellë nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Durrësit në gusht të vitit të kaluar. Numri i lartë i zyrtarëve të përfshirë në këtë aferë ngre pikëpyetje se si do të hetohet kjo çështje nga Prokuroria e Durrësit, për të cilën ka kompetenca të posaçme SPAK dhe burime njerëzore dhe teknologjike, që mundësojnë zbërthimin e njërit prej skandaleve më të mëdha që ka mbërthyer qeverinë shqiptare.

Në këtë rast jo vetëm Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgjegjësi, por edhe Ministria e Infrastrukturës pasi ka në varësi Autoritetin Portual të Durrësit dhe sipas ligjit për transportin e mbetjeve të rrezikshme është ministria përgjegjëse, gjë e cila është anashkaluar në hapësirën publike.
Sipas ish Komandantit të Forcave të Armatosura, Artur Meçollari Ministria e Infrastrukturës tenton të mbrojë ato institucione të cilat kanë pasur përgjegjësinë për të kryer këtë kontroll për të mos zbuluar për të mos lejuar trafikimin.

”Problemi kryesor në gjykimin tim është Autoriteti Portual i Durrësit për shkak se kemi të bëjmë me një strukturë plotësisht shtetërore, pra mbetjet kanë hyrë në një strukturë shtetërore, ku kontrolli ose niveli i sigurisë është plotësisht në nivelin e Autoritetit Portua”, tha për Vetting ish-Komandanti i FA-së, Artur Meçollari.

Por ky nuk është i vetmi skandal që ka përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës pasi zv.kryeministrja Balluku është e përfshirë te skandali i pronave të ushtrisë në Sarandë në portin e Limionit.

Sipas ish Komandantit Meçollari, ministrja Balluku është direkte e përfshirë në dhënien e bazës së Marinës me kompaninë Marina Limion.

”Ajo ka miratuar vendimin e Komisionit të Koncesionit dhe ajo ka miratuar dhe në të njëjtën kohë ka mbajtur korrenspondencën me Ministrinë e Mbrojtjes dhe është në dijeni të refuzimit që i është bërë nga Ministria e Mbrojtjes nga ana e forcës detare për shkak se u cënua siguria detare”, u shpreh ish Komandanti Mecollari.

Disa muaj më pas, zyra e Ministrisë së Infrastrukturës është bastisur nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Zhvatja e pasurisë publike, ortakëritë e familjarëve të zv.ministrave dhe drejtorëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe kapja e fondeve publike nën hijen e dyshimit për korrupsion dhe favorizim janë një pasqyrë se si zyrtarët e lartë kanalizojnë paratë publike në parajsat offshore duke përdorur lidhjet familjare nëpërmjet biznesmenëve, që janë fuqizuar nën hijen e qeverisë aktuale.

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”
Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar
Kryesore

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Next Post
“Eri ka harruar çelësat”, Xama zbulon mesazhin e Ajolës për vilën në Qerret

“Eri ka harruar çelësat”, Xama zbulon mesazhin e Ajolës për vilën në Qerret

G Bani ngre dyshime: Banorët marrin informacione nga jashtë?

G Bani ngre dyshime: Banorët marrin informacione nga jashtë?

Shpërthime në tre autobusë, policia në kërkim të autorëve

Shpërthime në tre autobusë, policia në kërkim të autorëve







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com