Gjatë ditës kanë nisur të dalin në dritë detaje të shumta të dosjes voluminoze të SPAK-ut dhe fakti që kryebashkiaku kërcënoi me mesazhe agjentët e BKH, ndërsa bashkëshortja e tij dëshmitarët.
Që në mëngjes e deri në mbrojtje, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje pasuesit të tij, në Bashkinë e Tiranës, jo vetëm duke deklaruar se nuk do ta shkarkojë por edhe se do të ndryshojë qasje ndaj organit të akuzës.
Edhe Veliaj ka reaguar sërish lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Kësaj here duke sulmuar drejtpërdrejtë prokurorin e çështjes Olsi Dado.
Në një reagim viktimizues ku fusin në lojë dhe fëmijën, Erioni nga qelia dhe kryeministri nga selia e tij i kërkojnë standarte SPAK-ut dhe bashkim familjar, a thua se drejtësia është çështje sociale dhe jo llogaridhënie dhe mbajtje përgjegjësie, sidomos nga banka e të akuzuarve.
Gjykata e Posacme do të vlerësoj nesër masën e sigurisë për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët, përfshirë Gent Sulën dhe mikun Ermal Abule, por edhe Sokol Kryeziun.
Për të diskutuar provat e dosjes, akuzat, financimet, roli i biznesmenëve të përmendur, qëndrimin e kryeministrit Rama dhe rolin e deputetes socialiste Klotilda Bushka, ishte i ftuar në një emision televiziv, ish drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi.
” Nuk ia jep në kompetencë ligji të shkoj të pushtoj Bashkinë e Tiranës. Është Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Tiranës që duhet të marri fatet e Bashkisë së Tiranës, jo kryeministri. Ka gabuar.
Vajti në Bashkinë e Tiranës 2 herë pas një konsultimi me 3 zyrtarë të lartë të PS për ta pushtuar Bashkinë e Tiranës. Duke filluar nga dita e nesërme do të instaloj një ekip të besuar të tij dhe të Bledi Goxhes për ta përgatitur për prespektivën e zgjedhjeve të ardhshme për Bashkinë e Tiranës. Ka vajtur për ta pushtuar.
Kryeministri Rama ishte njeriu më i lumtur për arrestimin e Erion Veliajt. Aktroi para socialistëve dhe para 3 klerikëve në 105 vjetorin e Tiranës kryeqytet. Ishin vetëm socialist brenda dhe tre klerikë. Ishte turpi më i madh.
Ai kryeministri i madh, ai gjeniu dhe njeriu me përmasa botërore sot u tregua i trembur, i vogël, i frikësuar bashkë me gjithë socialistët. Atje vetëm nuanca feste nuk kishte sepse fjalimi i Ramës filloi dhe mbaroi duke sulmuar SPAK-un”, u shpreh Prençi.