Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Berisha reagon për takimin e Ramës me të rinjtë: Përdori të gjitha termat nga Parku Zoologjik për të sharë opozitën

1 vit ago
in Aktualitet, Politikë
Berisha reagon për takimin e Ramës me të rinjtë: Përdori të gjitha termat nga Parku Zoologjik për të sharë opozitën

Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me të rinjtë socialist në Forumin Rinor Kombëtar, ka reaguar kreu demokrat Sal Berisha, i cili ndodhet në Gjermani për një takim me diasporën.

Berisha thotë se jo PS, por PD është alternativa që ofron me të vërtetë mundësi të mëdha për çdo të ri që të ndërtojë të ardhmen e tij në Shqipëri.

“Partia Demokratike qëndron e vendosur të bëjë gjithçka sot në kohën e teknologjive të mëdha, që ço i ri dhe e re të ndërtojë në Shqipëri ëndrrën e tij, të shkollohet në mënyrë cilësore, të punësohet me përparësi, të drejtojë, të udhëheqë transformimin digjital të Shqipërisë. Shqipëria e resë kompjuterike, Shqipëria e big data-ve, Shqipëria e internetit 3, dhe Shqipëria e inteligjencës artificiale, do të jetë Shqipëria e të rinjve shqiptarë.

Ndaj dhe, ftoj çdo të ri të ndjekë jo alternativën e një sharësi profesionist, që mbrohet me sharje, por alternativën e Partisë Demokratike që ofron me të vërtetë mundësi të mëdha për çdo të ri që të ndërtojë të ardhmen e tij në vendin e tij të bukur”, shprehet Berisha në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.

REAGIMI

Sot, Edi Rama në një llogore banale foli para të rinjve socialistë sikur të ishte i ati i tij biologjik, ose i ati i tij shpirtëror. Ai përdori të gjitha termat e marrë nga Parku Zoologjik dhe bota e tij shpirtërore për të anatemuar opozitën, në mënyrë që, të mund të fshehë sadopak, apo të maskojë damkosjen e tmerrshme që ka marrë si kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, Shqipërisë.

Sot, para të rinjve, Edi Rama, nuk foli asgjë për punësimin e tyre, injoroi faktin se ky është sundimtari i vetëm që ka kryer një gjenocid ndaj të rinjve shqiptarë, duke larguar në 10 vite rreth 600 mijë prej tyre nga Shqipëria.

Para këtyre që kanë mbetur nuk tha një fjalë për punësimin e tyre, për ëndrrat e tyre. Në kohën e zhvillimeve të mëdha teknologjike, resë kompjuterike, të dhënave big data, internetit 3, dhe inteligjenca artificiale, ai nuk shqipëroi një fjalë për Shqipërinë e nesërme, por u mor fund e krye me opozitën që e ka damkosur dhe e ka zhveshur atë, i ka faktuar shqiptarëve se Edi Rama ka hyrë në histori si kryehajduti i kombit.

Gjeti kohë të merrej edhe me kundërshtarët e tij brenda partisë, të cilët kanë dhënë dhe japin një kontribut të veçantë për çdo shqiptar për të kuptuar, për të demaskuar aktivitetin e tij si kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit.

Të dashur miq, me këtë fjalë Edi Rama i faktoi dhe të riut më të fundit në këtë vend se ai, përveç sharjeve, përveç fjalorit ordiner, përveç mbrojtjeve të krimeve të tij, të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë nuk iu ofron asgjë tjetër, pos largimit të tyre nga Shqipëria.

Partia Demokratike qëndron e vendosur të bëjë gjithçka sot në kohën e teknologjive të mëdha, që ço i ri dhe e re të ndërtojë në Shqipëri ëndrrën e tij,të shkollohet në mënyrë cilësore, të punësohet me përparësi, të drejtojë, të udhëheqë transformimin digjital të Shqipërisë. Shqipëria e resë kompjuterike, Shqipëria e big data-ve, Shqipëria e internetit 3, dhe Shqipëria e inteligjencës artificiale, do të jetë Shqipëria e të rinjve shqiptarë.

Ndaj dhe, ftoj çdo të ri të ndjekë jo alternativën e një sharësi profesionist, që mbrohet me sharje, por alternativën e Partisë Demokratike që ofron me të vërtetë mundësi të mëdha për çdo të ri që të ndërtojë të ardhmen e tij në vendin e tij të bukur.

TË LIDHURA

Shehaj refuzon të lërë sallën, mbyllet seanca e Kuvendit
Politikë

Shehaj refuzon të lërë sallën, mbyllet seanca e Kuvendit

20:51 | 02/03/2026
Rrjolli/ Shehaj debat me socialistët, përjashtohet nga seanca
Politikë

Rrjolli/ Shehaj debat me socialistët, përjashtohet nga seanca

20:44 | 02/03/2026
DATA DHE ORA/ Berisha lajmëron protestën e radhës, kësaj here do të jetë te …
Politikë

DATA DHE ORA/ Berisha lajmëron protestën e radhës, kësaj here do të jetë te …

20:34 | 02/03/2026
Next Post
E papritur!Këngëtarja legjendare rrëzohet në skenë, pas një migrene të rëndë

E papritur!Këngëtarja legjendare rrëzohet në skenë, pas një migrene të rëndë

Eksploziv pranë banesës, 51-vjeçari njofton policinë, ngjarja prej dy ditësh u mbajt e fshehur

Eksploziv pranë banesës, 51-vjeçari njofton policinë, ngjarja prej dy ditësh u mbajt e fshehur

“Prioritet edhe krimet zgjedhore”, Drejtori i Policisë ndan porositë për vartësit: Të garantohet rendi dhe siguria gjatë fushatës elektorale!

“Prioritet edhe krimet zgjedhore”, Drejtori i Policisë ndan porositë për vartësit: Të garantohet rendi dhe siguria gjatë fushatës elektorale!







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026




TË FUNDIT

Shehaj refuzon të lërë sallën, mbyllet seanca e Kuvendit
Politikë

Shehaj refuzon të lërë sallën, mbyllet seanca e Kuvendit

by mirseda
20:51 | 02/03/2026
0

Drejtuesja e seancës së sotme plenare vendosi të mbyllë punimet e Kuvendit rreth 3 orësh e gjysmë...

Libani: Më shumë se 50 të vrarë dhe rreth 150 të plagosur nga sulmet izraelite në vend

Libani: Më shumë se 50 të vrarë dhe rreth 150 të plagosur nga sulmet izraelite në vend

20:49 | 02/03/2026
Rrjolli/ Shehaj debat me socialistët, përjashtohet nga seanca

Rrjolli/ Shehaj debat me socialistët, përjashtohet nga seanca

20:44 | 02/03/2026
DATA DHE ORA/ Berisha lajmëron protestën e radhës, kësaj here do të jetë te …

DATA DHE ORA/ Berisha lajmëron protestën e radhës, kësaj here do të jetë te …

20:34 | 02/03/2026
VIDEO/ Raketat iraniane godasin cisternën në Bahrein, 1 i vdekur, 2 të plagosur

VIDEO/ Raketat iraniane godasin cisternën në Bahrein, 1 i vdekur, 2 të plagosur

20:30 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com