Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Investimet në Sazan, dhëndri i Donald Trump shpallet ‘investitor strategjik’

9 muaj ago
in Aktualitet
Investimet në Sazan, dhëndri i Donald Trump shpallet ‘investitor strategjik’

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë si “investitor strategjik” kompaninë “Atlantic Incubation Partners LLC” e Jeard Kushner, (dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump) për investimet në ishullin e Sazanit.

KOMITETI I INVESTIMEVE STRATEGJIKE VENDOSI:
1. Miratimin e Statusit “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” si një projekt i integruar turistik dhe i një rëndësie strategjike për vendin, të kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme.

2. Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” për një periudhë 10 vjeçare. Ky afat do t’i shërbejë projektit strategjik për përfitimin e procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, si dhe plotësimin e detyrave dhe planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim. Ndërkohë, marrëveshja që do të nënshkruhet, pas negocimit dhe finalizimit sipas parashikimeve ligjore, në fazat e mëtejshme të vlerësimit të projektit, do të parashikojë afatin e nevojshëm të realizimit të plotë të investimit, angazhimet dhe detyrimet e ndërsjellta mes palëve dhe masat e detajuara mbështetëse, që përfiton ky projekt, sipas legjislacionit në fuqi.

3. Forma e pjesëmarrjes së shtetit në këtë investim do të realizohet nëpërmjet krijimit të një entiteti juridik të përbashkët të përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC), në cilësinë e palës shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane.

4. Projekti i propozuar nga subjekti aplikues “Atlantic Incubation Partners” LLC shoqëri e të drejtës amerikane me Nr. identifikimi (EIN) 92-3329707 do t’i nënshtrohet një procesi shqyrtimi dhe analizimi për të vlerësuar kushtet dhe kriteret 4 e mundësisë së bashkëpjesëmarrjes së shtetit shqiptar në këtë investim strategjik sipas parashikimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1030, datë 16.12.2015 “Për organizimin dhe formën e pjesëmarrjes së shtetit në investimet strategjike dhe rregullat për krijimin, funksionimin e administrimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS)”

TË LIDHURA

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan
Aktualitet

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

19:40 | 13/10/2025
Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, trafik kilometrik në aksin dytësor Vorë–Maminas
Aktualitet

Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, trafik kilometrik në aksin dytësor Vorë–Maminas

18:17 | 13/10/2025
SPAK dërgon për gjykim 11 persona për kontrabandë nafte në Durrës, mes tyre edhe një polic
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 11 persona për kontrabandë nafte në Durrës, mes tyre edhe një polic

17:08 | 13/10/2025
Next Post
16,259 vaksina HPV të administruara në Shqipëri, Koçiu thekson rëndësinë e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës

16,259 vaksina HPV të administruara në Shqipëri, Koçiu thekson rëndësinë e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës

Si goditi autori 81-vjeçarin deri në vdekje: E kishin lënë të pinin kafe bashkë

Si goditi autori 81-vjeçarin deri në vdekje: E kishin lënë të pinin kafe bashkë

“Po fillon blerja e votës”, denoncimi i Baçit: Bashkia Patos po jep pako me ushqime

“Po fillon blerja e votës”, denoncimi i Baçit: Bashkia Patos po jep pako me ushqime







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona
Bota

Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

by mirseda
19:44 | 13/10/2025
0

Shërbimi i burgjeve i Izraelit tha të hënën se ka liruar pothuajse 2.000 persona, shumica të ndaluar...

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

19:40 | 13/10/2025
Prokurorët polakë akuza ndaj dy shtetasve rusë, Polonia “epiqendër” spiunazhi nga Rusia

Prokurorët polakë akuza ndaj dy shtetasve rusë, Polonia “epiqendër” spiunazhi nga Rusia

19:21 | 13/10/2025
“Trump firmos marrëveshjen e paqes në Gaza: U deshën 3 mijë vjet!”

“Trump firmos marrëveshjen e paqes në Gaza: U deshën 3 mijë vjet!”

18:55 | 13/10/2025
Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, trafik kilometrik në aksin dytësor Vorë–Maminas

Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, trafik kilometrik në aksin dytësor Vorë–Maminas

18:17 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com