Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ekipi i PS për 11 majin, drejtuesit politikë do të jenë në listat e sigurta

12 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Ekipi i PS për 11 majin, drejtuesit politikë do të jenë në listat e sigurta

Drejtuesit aktualë politikë të cilët do të punojnë për t’i sjellë fitoren socialistëve, do të jenë në listat e mbyllura duke siguruar një vend të sigurt në garën elektorale të 11 majit. Përvec 4 kryebashkiakëve, thonë se 11 drejtuesit e fushatës në qarqe do të bëjnë përjashtim nga deputetët me më shumë se dy mandate, për të cilët siç kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët, do të jenë në listën e hapur duke luftuar për një ulëse në parlament.

Nga 8 shtatori kur Rama prezantoi se cilët do të ishin ekipi që do të mbante peshën elektorale për zgjedhje, lista ka pësuar rrugës disa ndryshime. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, peshën për qarkun më të rëndësishëm të vendit, Tiranën, Rama nuk ia la vetëm Erion Veliajt. Punën organizative të strukturave në bashkinë Tiranë ia caktoi Ogerta Manastirliut, ndërsa për 4 bashki të qarkut, Kavajën, Vorën, Rrogozhinën e Kamzën, zgjodhi Elisa Spiropalin.

Ndonëse kjo ndarje për kryeqytetin u duk e mjaftueshme, rrugës Rama vendosi ta blindojë me përforcime. Fillimisht largoi Blendi Gonxhen nga drejtimi politik i Dibrës dhe i ngarkoi atij specifikisht njësinë 6 në kryeqytet, zonën e Kombinatit. Vitin e nisi më një tjetër ndryshim, largoi Pandeli Majkon nga drejtimi i Kukësit dhe e dërgoi për mbështetje në Kavajë, zonë jo fort komode për socialistët që në 2023-shin humbën dhe bashkia drejtohet tashmë nga një demokrat. Pas largimit të Majkos, Kukësin do ta drejtojë Eduart Shalsi, ndërsa Dibrën Blendi Klosi.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ndër të paktët ministra ende të paangazhuar do të mbulojë në kryeqytet njësinë nr1.

Përforcimet Rama nuk i shtoi vetëm në Tiranë, por edhe Belinda Ballukut në Fier i çoi ministrin e Financave Petrit Malaj, i cili ka nisur angazhimin në Lushnje. Ndërsa Bledi Çuçit që drejton qarkun e Vlorës, i çoi për suport Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngun, bashkë me Anila Denajn që do të mbulojë Sarandën.

Shkodra, Durrësi dhe Berati do të drejtohen nga kryetarët e bashkive që e njohin mirë terrenin, Benet Beci, Emiriana Sako dhe Ervin Demo.

Ndërsa qarqet e tjera deri më tani nuk janë prekur nga ndryshimet, me ministrat Manja në Lezhë, Kumbaro në Gjirokastër, Mazniku në Elbasan Niko dhe kreu i grupit Peleshi në Korçë.

Përforcime Rama ka dërguar edhe në diasporë, ku përveç Taulant Ballës të cilin e ka caktuar përgjegjës për diasporën, ka angazhuar edhe disa prej drejtuesve të tjerë politikë.

Drejtuesit politikë të PS në qarqe
Tiranë
1-Erion Veliaj
2-Ogerta Manastirliu
3-Elisa Spiropali
Durrës
Emirjana Sako
Elbasan
Arbian Mazniku
Shkodër
Benet Beci
Dibër
Blendi Klosi
Kukës
Eduart Shalsi
Lezhë
Ulsi Manja
Fier
Belinda Balluku
Berat
Ervin Demo
Vlorë
Bledi Çuçi
Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Korçë
Niko Peleshi
Diaspora
Taulant Balla.

TË LIDHURA

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time
Politikë

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Next Post
TikTok në rrezik ndalimi në SHBA, Elon Musk në bisedime për blerjen e platformës

TikTok në rrezik ndalimi në SHBA, Elon Musk në bisedime për blerjen e platformës

Plas keq në Big Brother VIP, “G Bani” tenton të godas me grusht Gjestin

Plas keq në Big Brother VIP, “G Bani” tenton të godas me grusht Gjestin

“Lëreni të vdesë”, rrëfimi bombë i Nikoll Lesi: Rama u mbulua në gjak, e rrahu regjimi Berishës

“Lëreni të vdesë”, rrëfimi bombë i Nikoll Lesi: Rama u mbulua në gjak, e rrahu regjimi Berishës







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com