Ditën e nesërme Elvira Tahiraj pritet të dali para gjykatës së Sarandës për tu njohur me masën e sigurisë që do caktojë trupi gjykues.
Elvira Tahiraj, 49-vjeç, gruaja e cila vrau një ditë më parë bashkëshortin e saj me sëpatë ka pranuar sot krimin në dëshminë e saj për policinë. Ajo nuk ka dhënë asnjë arsye për veprimin e rëndë, ndërsa ka dhënë disa versione jo të qëndrueshme mbi mënyrën e vrasjes së Llazar Tahiraj.
Lidhur me këtë, prokuroria e Sarandës, ka caktuar ekspertë psikiatër me qëllim kryerjen e ekspertimit mbi përgjegjshmërinë ligjore të veprimeve kriminale, që ka kryer 49-vjeçarja. Ndërkohë ditën e nesërme Elvira Tahiraj pritet të dali para gjykatës së Sarandës për tu njohur me masën e sigurisë që do caktojë trupi gjykues.
Ngjarja është zbuluar kur vajza e çiftit ka gjetur të atin pa jetë rreth orës 08:00 të mengjesit, e cila duke kërkuar nënën e ka gjetur në derën e jashtmë të shtëpisë dhe më pas ka lajmëruar motrën e saj për ngjarje. Ishin ato që njoftuan menjëherë policinë. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë akt fatal.n.