Belind Këlliçi, nga Bashkia e Tiranës, një nga pikat kyçe ku po zhvillohet mosbindja civile e opozitës, u ka bërë thirrje forcave të policisë të bashkohen në tubim, ndërsa tha se nuk kërkojnë konflikt me asnjë, por zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ai gjithashtu u shpreh se “liria mbrohet me gjak, jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja për të mbrojtur lirinë”.
Këlliçi: I bëjmë thirrje forcave të policisë se askush nuk ka ardhur për tu konfrontuar me ju. U ftojmë të bashkohemi me ne, që rroga juaj nesër të jetë 1200 euro. Të bashkohet me këtë protestë. Kjo protestë bëhet edhe për ju, që ju dhe familjet tuaja të jetoni me dinjitet dhe të mos i shërbeni narkoshtetit.
Kushdo që mendon se PD do bëjë hap pas e ka gabim, ne nuk bëjmë asnjë milimetër pas. Do të qëndrojmë këtu në mbrojtje të qytetarëve. Ne do të vijojmë të qëndrojmë këtu deri në orën 20:00. Nuk kërkojmë konflikt me askënd, por zgjedhje të ndershme. Liria mbrohet me gjak, jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja për të mbrojtur lirinë.