Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Komshiu i droguar kthehet në “makth” për komunitetin në Vlorë! Kërcënon me thikë banorët, i vë zjarrin shtëpisë dhe rrezikon lagjen

12 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Komshiu i droguar kthehet në “makth” për komunitetin në Vlorë! Kërcënon me thikë banorët, i vë zjarrin shtëpisë dhe rrezikon lagjen

Jetesa në komunitet me Marjusin sipas banorëve është e vështirë. Ata tregojnë se atij i pëlqen të theri kafshë në ballkon dhe mbetjet i hedh si pa të keq kudo.

VLORË- Banorët e lagjes “28 Nëntori” në Vlorë kanë 2 vite që nuk gjejnë paqe në banesat e tyre, shkak është bërë komshiu 34 vjeçar, i cili sipas tyre u kërcënon jetën në mënyrë të vazhdueshme. Kërcënimet me thikë dhe zjarrvënie të banesës janë disa nga rastet më të fundit të Marjus Murataj ndaj komshinjve të tij.

34 vjeçari ka jetuar në Greqi dhe prej tre vitesh është kthyer ku është kthyer në tmerrin e komunitetit ku jeton. Sjelljet e tij sipas banorëve që u ankuan në Fiks Fare janë anormale. Një vit më parë banorët pohojnë për Fiksin se ai i vuri zjarrin banesës së vetë dhe nga ky zjarr u dogjën edhe banesa të tjera. Dëmet ishin të mëdha.

“Ajo që na shqetëson është se i vuri zjarrin shtëpisë dhe pastaj u ul poshtë dhe e shihte tek digjej shtëpia e tij dhe banesat e tjera” tregojnë banorët.

Nga pamjet e siguruara nga Fiks Fare shihen momentet kur 34 vjeçari i vë zjarrin shtëpisë si dhe nga brendësia e banesës së tij shihet e mbuluar me plehra.

Jetesa në komunitet me Marjusin sipas banorëve është e vështirë. Ata tregojnë se atij i pëlqen të theri kafshë në ballkon dhe mbetjet i hedh si pa të keq kudo. Madje thikën nga dora nuk e ndan sipas tyre aq sa kërcënoi dhe komshien një kat poshtë tij. Sipas banorëve komshiu ishte ankuar se i pikonte banja dhe kjo pasi 34 vjeçari sipër tij e linte shpesh herë çezmën hapur . Në një ballafaqim që kanë patur të dy, Marjusi e ka kërcënuar me thikë në qafë komshiun. Rast i cilin është kapur në flagrancë nga Policia e Vlorës.

Fiks Fare u interesua pranë Drejtorisë së Policisë së Vlorës, e cila në përgjigjen e saj sqaron se të gjitha denoncimet e banorëve të lagjes “28 Nëntori” i kanë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Ndërsa në datën 1 nëntor 2024, nisur nga shqetësimi i vazhdueshëm i banorëve të pallatit ku Marjusi banon, policia e ka shoqëruar për trajtim në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë.Policia sqaron se nga ana e shërbimeve të komisariatit, rasti i tij u është bërë me dije edhe instancave përkatëse për trajtimin e mëtejshëm .

Fiksi u interesua edhe në spitalin psikiatrik ku nëndrejtori teknik, psikiatri Stiliano Lepuri pohoi se 34 vjeçari nuk vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, por që i duhet mjekim i detyrueshëm tek toksikologu pasi është përdorues i alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Fiks Fare u interesua edhe pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Vlorës. Në përgjigjen që i dha Fiks Fare tregon se policia e ka referuar 4 herë këtë shtetas në prokurori për vepra të ndryshme penale, ndërsa prokuroria asnjëherë nuk i ka çuar në gjykatë për gjykim.

Në 2 rastet e para, veprimet e këtij shtetasi, sipas prokurorisë, nuk janë konstatuar elemente të veprës penale dhe materialet janë regjistruar në regjistrin e çështjeve të tjera. Sipas memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2020 mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Prokurorise së Përgjithshme, duke i arkivuar në një rast tjetër. Në 7 nëntor 2023, prokuroria e ka marrë nën hetim këtë person për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr, për këtë akuzë ky shtetas është ende nën hetim.

Për rastin tjetër të referuar nga policia në 27 korrik 2023 për veprën penale të kanosjes ky shtetas ka përfituar nga amnistia. Vetëm për një rast prokuroria e ka çuar çështjen në gjykatë, për një akuzë vjedhjeje, ku i dëmtuar është vetë personi Marjus Murataj. Pra në asnjë rast ky person nuk ka dalë para gjykatës ai i akuzuar./ Marrë nga Top Channel.

TË LIDHURA

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa
Aktualitet

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa
Aktualitet

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

16:49 | 19/11/2025
Reshjet e dendura të shiut, trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd gjatë gjithë ditës
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut, trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd gjatë gjithë ditës

16:22 | 19/11/2025
Next Post
Misteri i tragjedisë së 14-vjeçarit, procesverbali zbulon një emër të ri në skenën e krimit

Misteri i tragjedisë së 14-vjeçarit, procesverbali zbulon një emër të ri në skenën e krimit

Vetingu në Polici, Hodaj zbulon detajet e reja: Filtri ka kaluar te shefat e komisarateve

Vetingu në Polici, Hodaj zbulon detajet e reja: Filtri ka kaluar te shefat e komisarateve

Gazetarët e kronikës nën hetim nga SPAK, reagon Hoxha: Në mëngjes na bastisën , pasdite na kërkuan falje

Gazetarët e kronikës nën hetim nga SPAK, reagon Hoxha: Në mëngjes na bastisën , pasdite na kërkuan falje







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa
Aktualitet

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

by mirseda
17:19 | 19/11/2025
0

Policia e Durrësit ka zbuluar detaje pas vetëdorëzimit të të riut Daniel Pepa tek autoritetet pas vrasjes...

Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

17:14 | 19/11/2025
Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

16:49 | 19/11/2025
Tensione në Kuvend: Balliu kërkon fjalën, drejtuesja e seancës ia mohon; ndërhyn Garda

Tensione në Kuvend: Balliu kërkon fjalën, drejtuesja e seancës ia mohon; ndërhyn Garda

16:34 | 19/11/2025
Reshjet e dendura të shiut, trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd gjatë gjithë ditës

Reshjet e dendura të shiut, trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd gjatë gjithë ditës

16:22 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com