Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Tronditëm kulturën e pandëshkueshmërisë”, Dumani: Nuk më shqetësojnë sulmet nga Berisha e Meta

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
“Tronditëm kulturën e pandëshkueshmërisë”, Dumani: Nuk më shqetësojnë sulmet nga Berisha e Meta

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një intervistë televizive, tha se prokurorët flasin me punë dhe jo me fjalë.

“Mënyra më e mirë e komunikimit është puna e prokurorit. Puna jonë flet vetë”, u shpreh Dumani për emisionin “3D” të Alban Dudushit.

Ai u shpreh se tashmë SPAK ka dhënë prova se askush nuk është imun ndaj ndjekjes penale, duke theksuar se Prokuroria Speciale ka tronditur kulturën e pandëshkueshmërisë”

“Rezultatet tona janë tregues i qartë i suksesit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK ka një bilanc pozitiv: 150 milionë euro asete të sekuestruara dhe konfiskuara. Prokuroria Speciale nuk ka dy standarde, pasi hetimi bazohet vetëm te ligji dhe provat”, tha Dumani, duke iu përgjigjur kështu edhe akuzave që i drejtohen pothuajse çdo ditë se SPAK vepron me dy standarde, veçanërisht sa i takon ndjekjeve penale apo hetimeve për politikanët.

Por sa e shqetësojnë sulmet politike, kreun e SPAK?

Dumani thekson se deklaratat dhe sulmet politike nuk e shqetësojnë, ndërsa thekson se fokusi ynë është ligji dhe lufta ndaj korrupsionit.

“Është hera e parë që i dëgjoj deklaratat. Kam informacion, sepse stafi i ngushtë më informon. Por vetë, për shkak të kohës së kufizuar që kam në dispozicion, pasi është e mbushur e tëra me punë, nuk kam kohë që të merrem e që ti ndjek. Jemi të vëmendshëm ndaj denoncimeve për afera të dyshuara për korrupsion nga kushdo që bëhen. Pjesën tjetër nuk kam kohë që t’i ndjek me zë dhe figurë. Unë kam një qëndrim indiferent ndaj deklaratave të tilla. Çdo ditë e jetës sime që kur kam futur këmbët në organin e prokurorisë, është që kujdesem që të zbatoj ligjin. Sulmet politike nuk parapëlqej t’i komentoj. Jam shumë i ftohtë ndaj këtyre deklaratave politike. Është zgjedhja ime që ti anashkaloj”, tha Dumani.

Në vijim ai shprehet se ka zgjedhur të mos i përgjigjet retorikes politike, ndërsa thekson se çdo pasuri e tij është e verifikuar në detaje në një proces hetimi administrativ rigoroz nga institucionet e vetingut.

Në këtë mënyrë Kreu i SPAK i ka dhënë përgjigje edhe akuzave që i janë bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe zyrtarë të tjerë të opozitës, përsa i takon pasurive që ka Altin Dumani.

“SPAK nuk është Altin Dumani, por është përpjekja e përbashkët e të gjithë prokurorëve dhe stafit. Sot, SPAK është plotësisht operacional, dhe pavarësisht bilancit pozitiv, ka ende vend për përmirësim”, u shpreh Dumani.

TË LIDHURA

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd
Aktualitet

Makina përplaset me motorin në Tiranë, plagosen dy të rinj, një në gjendje të rëndë

09:54 | 24/02/2026
GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut
Aktualitet

GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

09:46 | 24/02/2026
Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin
Aktualitet

Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin

09:40 | 24/02/2026
Next Post
‘Mesazhi’, Shënoi dy herë në Rusi, dedikim prekës i Dakut për Martinin: Bëhuni të fortë, ai do të shëndritë në parajsë

'Mesazhi', Shënoi dy herë në Rusi, dedikim prekës i Dakut për Martinin: Bëhuni të fortë, ai do të shëndritë në parajsë

E’ trishtë’, Gjendet një person i pajetë në Korçë

E' trishtë', Gjendet një person i pajetë në Korçë

“Falas dhe jetike”, Koçiu njoftim për vajzët 13-vjeçare

“Falas dhe jetike”, Koçiu njoftim për vajzët 13-vjeçare







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd
Aktualitet

Makina përplaset me motorin në Tiranë, plagosen dy të rinj, një në gjendje të rëndë

by mirseda
09:54 | 24/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Selvia në Tiranë, ku një automjet është...

U shtrua në spital pas një ataku në zemër, i burgosuri bën një arratisje spektakolare në Selanik

U shtrua në spital pas një ataku në zemër, i burgosuri bën një arratisje spektakolare në Selanik

09:49 | 24/02/2026
GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

09:46 | 24/02/2026
Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin

Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin

09:40 | 24/02/2026
Shembjet në aksin Librazhd-Prrenjas, rëndohet situata tek Arrat e Gurrës

Shembjet në aksin Librazhd-Prrenjas, rëndohet situata tek Arrat e Gurrës

09:37 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com