Avokati i arsimtarit Bledar Duro, i cili u la pas hekurave me akuzën se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset në shkollën ku jepte mësim, është shprehur se ai ishte i alkolizuar
Sipas avokatit, Bledar Duro nuk konsumonte alkool gjatë orarit të mësimit, por vetëm kur dilte jashtë ambienteve të shkollës.
“Qëndrimi dhe komunikimi ka qenë më respekt të dyanshëm”, u shpreh ai, duke theksuar: “Por, duke qenë se alkooli ka bërë punën e vet”, referuar ngacmimit seksual të dy nxënëseve.
Avokati Kristian Koçibelli: Kemi paraqitur më shumë se 6 prova që kanë të bëjnë me vërtetime të spitalit të Traumës në Tiranë, se ky shtetas ka qenë i shtruar më shumë se 3 herë. Gjithashtu edhe kartelën spitalore sa i përket spitalit të Korçës ku ka qenë i shtruar në maj të këtij viti dhe programin që po ndjek me mjeken e tij, përpos faktit se edhe bashkëshorten e tij e ka infermiere dhe e ndihmon që të kurohet.