Është zbuluar një laborator kokaine në Kavajë dhe janë kontrolluar dhjetëra banesa në Tiranë, kryesisht tek kodra e Diellit.
Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi. Është gjetur sasi kokaine te banesa ne Qerekë dhe përzierës. Ndërsa te Kodra e Diellit 2 dyshohet për laborator droge.
Deri ne këto momente jane arrestuar disa persona, por ende nuk janë bërë të ditur emrat e tyre.
Operacionalja e Policisë së Shtetit ka kryer kontrolle në zonë me 5 automjete, me qëllim arrestimin e disa personave të cilët lidhen me eksponentë të krimit dhe dyshohet se shpërndajnë kokainë.
Kontrolle po bëhen edhe në zona të tjera të Tiranë, në disa banesa, ndërsa thuhet se ka edhe disa të arrestuar, por ende nuk dihet numri, pasi operacioni është në vijim. Në “shënjestër” mendohet se është një grup kriminal që shpërndanë lëndë narkotike të forta.
Ky aksion vjen një ditë pas takimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ilir Proda me ata të DEA-s në Athinë.
Prokurori qe ka hetuar rastin është zv/drejtuesi i SPAK, Adnand Xholi i cili është koordinuar dhe me autoritet Spanjolle, pasi grupi i shqiptarëve vepronte dhe në disa zona të Spanjës.