Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot rezultatet e studimit të Projektit Botëror të Drejtësisë. Berisha tha se zbatimin e ligjit e nxjerr Bjellorusinë 6 shkallë më lart, më mirë se Shqipërinë. Ai shton Vietnami edhe pse është shtet partiak qëndron 10 shkallë më lart se Shqipëria ku Rama, sipastij, kontrollon 10 herë më shumë pushtetet se sa diktatori komunist i Vietnamit.
“Miqtë e mi, po në të drejtat civile të qytetarëve? Në të drejtat civile të qytetarëve, vietnamezët në diktaturën komuniste të Partisë Komuniste të Vietnamit, qëndron për respektimin e tyre 5 shkallë mbi narkodiktaturën e Edi Ramës. Po si qëndron ndërhyrja në vendimet e gjykatave? Në çështjet civile, Bangladeshi i Hasinasë që e përzunë rinia dhe qytetarët e Bangladeshit, në vendimet gjyqësore dhe ndërhyrjet e qeverisë në vendimet gjyqësore, qëndronte fiks 13 shkallë mbi Shqipërinë e Edi Ramës.
Po në drejtësinë penale, si qëndron Shqipëria e narkodiktaturës në krahasim me diktaturën ideologjike të Lukashenkos? Përsëri Shqipëria e Lukashenkos së Ballkanit qëndron 4 vende më poshtë se Bjellorusia e Lukashenkos së Putinit. Pra, kjo është, këto janë tiparet e narkoshtetit të sotëm. Po ndërhyrja e qeverisë në drejtësinë penale? Vietnami komunist, Vietnami monist qëndron 8 vende më mirë se Shqipëria e narkoshtetit të Edi Ramës.
Të dashur miq, ju solla këtu disa të dhëna për të kuptuar ju dhe shqiptarët se cila është e vërtetat e diktaturës së krimit, drogës dhe vjedhjeve në Shqipëri. Ju solla këto të dhëna për të faktuar se diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjeve në Shqipëri është disa herë më e keqe se ajo komuniste e Vietnamit, se ajo komuniste e Lukashenkos dhe është forma më e keqe e diktaturës që ekziston,” tha Berisha.