Një aksident ndodhi në aksin e rrugës kombëtare Cërrik-Gramsh në afërsi të fshatit Shtëpanjë gjatë paradites së sotme ku u përplasën dy kamionë, njëri nga të cilët përfundoi jashtë rruge.
Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit me targë AA 846ZX, 32-vjeçari Vilson Muça. Drejt vendit të ngjarjes shkuan ekipi i urgjencës së spitalit të Gramshit i cili i dha ndihmën e parë të dëmtuarit, i cili më pas u dërgua në Spitalin Rajonal të Elbasanit
Në vendin e ngjarjes më pas ishin edhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet procedurale si dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit ku u konstatua se Selman Hazizolli, drejtues i automjetit tip ‘Benz’ kamion me targë AA 354VG, rezultoi i dehur.