Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Anketa e kryeqytetit/ Transporti publik në Tiranë është “katastrofë”

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Anketa e kryeqytetit/ Transporti publik në Tiranë është “katastrofë”

Dhjetëra banorë të Tiranës dhe qyteteteve të tjera, vlerësojnë përmes një ankete në Faktoje se transporti publik është një nga problemet kryesore që neglizhohet nga pushteti vendor, ndërsa kërkojnë zgjidhje për cilësinë e shërbimit dhe shmangien e vonesave.

Shpëtim Bendaj e ndan jetën mes Beratit dhe Londrës dhe sipas tij, dallimi i madh mes dy qyteteve nis nga transporti publik.

“Kur unë zbres në Londër me bashkëshorten dhe djalin, që në aeroport janë të renditur autobusët sipas qyteteve dhe stacioneve. Për çdo qytet të Britanisë së Madhe apo stacionet qendrore kanë linjën e vet të autobusit, por edhe të trenit”, thotë ai.

Shumë larg nga Britania e Madhe, në qytetin e lindjes së Bendajt transporti publik nuk i mbulon të gjitha zonat. Ky problem nuk është i kufizuar vetëm në qytetin e Beratit.

“Kjo gjë nuk është as në Tiranë e as në Berat, sepse unë përdor edhe transportin publik në Tiranë. Në Berat, transporti publik ofrohet vetëm në qendrat e banuara, nuk ka në të gjitha zonat. Veç kësaj, në Berat pas orës 10 PM nuk funksionon transporti publik”, shtoi ai.

Dhjetëra qytetarë të tjerë i thanë Faktoje përmes një pyetësori të publikuar online se; cilësia e transportit publik në Shqipëri është e dobët ose shumë e dobët, ndërsa përballen me vonesa, mbingarkesë dhe mungesë të kushteve në autobusët urbanë.

Pyetësori u plotësua nga 76 qytetarë; 92 për qind e të cilëve jetojnë në Tiranë dhe gjysma e të cilëve janë frekuentues të përditshëm të transportit publik urban.

Rreth 80% e të anketuarve, e vlerësuan cilësinë e shërbimit si shumë të dobët (54%) dhe të dobët (25%), ndërsa vetëm 6% e tyre e vlerësuan atë si të mirë. Të anketuarit vlerësuan si probleme kryesore mbingarkesën e autobusëve dhe vonesat, ndjekur nga mungesa e kondicionerëve dhe trafiku i rënduar.

Ekspertët bien dakord me qytetarët, ndërsa vlerësojnë se transporti publik është në gjendje kome në Tiranë. Sipas urbanistit Gentjan Kaprata, kjo situatë vjen për shkak të shpejtësisë së ulët me të cilin lëvizin autobusët, vonesës nëpër stacione dhe cilësisë së keqe të këtyre mjeteve.

“Në Tiranë autobusët lëvizin deri në 7 km/h, është e paimagjinueshme për një shërbim të tillë”, tha Kaprata për Faktoje.

“Sigurisht jo të gjitha linjat janë njësoj, por mesatarja është kjo gjendje”,shtoi ai.

Problemet pranohen edhe nga kreu i Shoqatës së Transportit, Dashnor Memaj, i cili thekson megjithatë se faji nuk është vetëm i operatorëve.

Sipas Memajt, është e domosdosjme që mjetet e transportit publik të kenë korsi të dedikuara dhe kjo është në dorën e strukturave shtetërore.

“Qytetarët natyrisht kërkojnë shërbim më cilësor dhe më të mirë si në aspektin e infrastrukturës, por edhe të viteve të mjeteve. Kjo nuk është në dorë të operatorëve 100%, që do të thotë duhen korsitë e dedikuara, stacionet, tabelat e orareve”. tha Memaj.

“Në këtë mënyrë autobusi lëviz me shpejtësi më të madhe, nuk krijohen radhë në stacionet pasardhëse dhe nuk ka ngarkesë”, shtoi ai.
Përgjegjësi e bashkive

Cilësia e transportit publik, është një problem i mbartur në të gjithë territorin e Shqipërisë për shkak të mungesës së investimeve dhe mundësisë së qytetarëve, për të paguar një shërbim më cilësor. Problemi është më i dukshëm në Tiranë, ku jeton thuajse 1/3 e popullsisë së vendit në një qytet që zgjerohet çdo ditë.

Denisi, është njëri prej qytetarëve që përdor çdo ditë linjën e Porcelanit për të shkuar në punë. Ai thotë se vonesat, mbingarkesa dhe mungesa e higjienës janë problemet që duhet të vuajë përditë.

“Janë të mbingarkuar me njerëz në tërësi të gjitha linjat. Kanë probleme me higjienën dhe ndezjen e kondicionerëve. Gjithashtu kanë vonesa. Mbingarkesa është në mëngjes më së shumti, por ka edhe gjatë ditës”, thotë ai.

Të njëjtën përvojë ndan edhe Xheni, e cila duhet të ndërrojë dy linja çdo mëngjes për të mbërritur në punë. Ajo i tha Faktoje se përdor më së shumti linjat Institut-Qendër dhe Unazën, për të cilat ankohet se mungon sistemi i ajrimit përmes ajrit të kondicionuar.

“Sistemi i ventilimit dhe kondicionimit nuk përdoret fare. Me rezerva, në kohë piku, stinë vere apo dimri. Urbanët vijnë nga Europa perëndimore dhe veriore me klime ndryshe nga ne. Por, edhe nëse përdoret kondicioneri është pothuajse jo efiçent”, shkroi ajo për Faktoje.

Linjat e tjera të autobusëve urbanë në Tiranë ndajnë probleme të ngjashme. Linja Qendër- Sanatorium, e cila e lidh qytetin me njërin nga spitalet më të mëdha të vendit spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” – ka sipas përdoruesve të saj një numër të kufizuar autobusësh.

“Çdo 60 minuta autobus në një pikë kyçe si spitali universitar ‘Shefqet Ndroqi’, si rrjedhojë mbingarkesë, mungesë kondicionerësh dhe qershia mbi tortë, trafik i rënduar në Senatorium ku parkohet çdo ditë në vendin e parkimit të autobusit”, shkruan njëri prej përdoruesve.

Qytetarët bëjnë përgjegjës pushtetin vendor, në lidhje me cilësinë e dobët të shërbimit dhe kërkojnë më shumë vëmendje nga bashkitë për korrigjimin e problematikave.

Rreth 90% e anketuesve, thonë se transporti publik nuk merr vëmendjen e duhur nga bashkitë e vendit, ndërsa 74% e tyre bëjnë përgjegjës në mënyrë të drejtpërdrejtë bashkitë për cilësinë e dobët të këtij shërbimi.

Operatorët privatë kërkojnë zgjidhje

Dashnor Memaj nga Shoqata e Transportit, thotë se përpjekjet e operatorëve privatë janë të kufizuara dhe se qeveria duhet të ofrojë mbështetje dhe një politikë afatgjatë për transportin publik, në mënyrë që të përmirësohet shërbimi.

Sipas Memajt, operatorët privatë e kanë të pamundur që të rinovojnë flotat e tyre të autobusëve në kushtet kur janë rritur kostot e mirëmbajtjes dhe të punonjësve.

Ai ankohet gjithashtu se mbështetja nga shteti është zero, ndërkohë që abonetë për studentët apo shtresa të tjera vulnerabël janë nën kosto.

“Problemi i operatorve është se s’kanë siguri si do të operohet dhe si do të jetë situata ekonomike, kur çdo gjë rritet dhe kostot e mirëmbajties dhe pagat e punëtorëve po rriten”, tha Memaj.

“Kërkesat tona kanë qenë të vazhdueshme, por asnjëherë s’janë marrë seriozisht për plotësim”, thekson ai.

Urbanisti Gentjan Kaprata, mendon gjithashtu se shteti nuk mund t’ua lërë të gjithë barrën operatorëve privatë për zgjidhjen e problemeve të transportit publik dhe se nevojitet ndërhyrje përmes buxhetit të përbashkët që paguajnë qytetarët në formën e taksave për Bashkitë.

Kaprata thonë se nëse situata lihet në gjendjen aktuale, kompanitë që operojnë linjat e transportit urban në Tiranë mund të përballen me falimentim për 2-3 vitet e ardhshme.

“Të ndërhyjmë nëpërmjet buxhetit tonë të përbashkët, buxhetit të Bashkisë Tiranë ku ne si të gjithë qytetarë jemi kontributorë. Të ndërhyjmë duke subvencionuar këtë shërbim, por duke ecur paralelisht me cilësinë”, propozon Kaprata.

Ai shtoi megjithatë se rruga preferenciale, është gjetja e një mekanizmi ligjor që çmimi i biletave të jetë i tillë që të ofrojë një shërbim cilësor të transportit publik në Tiranë, ndërkohë që Bashkia duhet të kontrollojë normën e fitimit paralelisht me rritjen e cilësisë së shërbimit./ Faktoje.al

TË LIDHURA

Komisionin për Mirëqenien Sociale 22 amendamente! Do të ketë vetëm 2 gjini
Aktualitet

Komisionin për Mirëqenien Sociale 22 amendamente! Do të ketë vetëm 2 gjini

10:16 | 16/10/2025
SPAK dërgon për gjykim ish-shefin e Rrugores Roven Zeka dhe efektivët e tjerë
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim ish-shefin e Rrugores Roven Zeka dhe efektivët e tjerë

09:57 | 16/10/2025
Rrëmbyen një person me qëllim fitimin e pasurisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 4 persona
Aktualitet

Rrëmbyen një person me qëllim fitimin e pasurisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 4 persona

09:28 | 16/10/2025
Next Post
Vetëm tre kuqezinj, formacioni më i shtrenjtë i sfidës Çeki-Shqipëri

Vetëm tre kuqezinj, formacioni më i shtrenjtë i sfidës Çeki-Shqipëri

‘MERRET VENDMI’, komuniteti LGBT+ përfiton më lehtë kredi për shtëpi në Tiranë

'MERRET VENDMI', komuniteti LGBT+ përfiton më lehtë kredi për shtëpi në Tiranë

Luiz Ejlli u dënua me burg, mbështetësit e këngëtarit bëjnë lëvizjen urgjente

Luiz Ejlli u dënua me burg, mbështetësit e këngëtarit bëjnë lëvizjen urgjente







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Komisionin për Mirëqenien Sociale 22 amendamente! Do të ketë vetëm 2 gjini
Aktualitet

Komisionin për Mirëqenien Sociale 22 amendamente! Do të ketë vetëm 2 gjini

by mirseda
10:16 | 16/10/2025
0

Ky projektligj është kundërshtuar fuqishëm nga opozita, të cilin drafin e parë të hedhur për konsultim e...

Nesër protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, Rama  Kurtit: Nuk jam në garë me Vetëvendosjen

Nesër protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, Rama Kurtit: Nuk jam në garë me Vetëvendosjen

10:12 | 16/10/2025
SPAK dërgon për gjykim ish-shefin e Rrugores Roven Zeka dhe efektivët e tjerë

SPAK dërgon për gjykim ish-shefin e Rrugores Roven Zeka dhe efektivët e tjerë

09:57 | 16/10/2025
Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj: Largësia s’e zbeh dashurinë e një nëne!

Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj: Largësia s’e zbeh dashurinë e një nëne!

09:53 | 16/10/2025
Lista Serbe i drejtohet sërish Kushtetueses për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit

Lista Serbe i drejtohet sërish Kushtetueses për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit

09:50 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com