Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Begaj flet pas takimit me Erdogan: Mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, Turqia, ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë

9 muaj ago
in Politikë
Begaj flet pas takimit me Erdogan: Mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, Turqia, ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri.

Fillimisht, Presidenti Begaj dhe Presidenti Erdogan zhvilluan takimin kokë më kokë dhe më pas takimin me delegacionet përkatëse.

Biseda u fokusua në marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe në mundësitë që këto marrëdhënie të thellohen e të forcohen.

“Mik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, e konsideroi Begaj Presidentin Erdogan. “Jam shumë i përkushtuar që të fuqizojmë bashkëpunimin tonë vëllazëror, një bashkëpunim që mbetet prioriteti ynë, një bashkëpunim që u dëshmua me solidaritetin e popujve tanë përgjatë situatave të shkaktuara nga tërmetet”, tha Begaj.

“Ky bashkëpunim, do të një njohë rritje të mëtejshme me këtë vizitë dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve përkatëse. Konfirmoj se Shqipëria ka një vullnet të fortë për të vijuar me avancimin e marrëdhënieve në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh. Mbajtja e Takimit të Dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë është mundësi e mirë për të diskutuar në mënyrë më të thellë dhe më konkrete bashkëpunimin dypalësh në fusha, si: siguria, mbrojtja, energjia e rinovueshme, ekonomia dhe tregtia, infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi, kontributi reciprok në organizmat ndërkombëtarë, ku dy vendet janë anëtare.

Kreu i Shtetit e falënderoi Erdogan për ndihmën që Turqia ka dhënë para dhe gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO, si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që efektivët tanë kanë në misionet dhe operacionet e përbashkëta.

Presidenti i Republikës u shpreh se Shqipëria mbetet e angazhuar për të shkëmbyer pikëpamje dhe opinione mbi çështjet e sigurisë, të cilat lidhen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rajonin tonë dhe në Lindjen e Mesme.

“Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht dhe pa rezerva zgjidhjen me dy shteteve të pavarura, që jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë”, theksoi Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj falënderoi Presidentin Erdogan për ndihmën ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti. Gjatë bisedës, u vlerësua me rëndësi edhe forcimi i lidhjeve dypalëshe përmes avancimit të projekteve të bashkëpunimit ekonomik.

“Turqia është ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë. Investimet turke e bëjnë Turqinë partnerin e katërt më të madh tregtar të Shqipërisë. Mirëpresim kompanitë turke për të investuar në Shqipëri në sektorë të ndryshëm, si: infrastrukturë, turizëm, energji, teknologji, bujqësi, si dhe në industrinë e prodhimit dhe të përpunimit”, theksoi Presidenti Begaj, gjatë takimit me Erdoğan.

TË LIDHURA

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen
Politikë

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen

14:35 | 09/07/2025
Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur
Politikë

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

13:46 | 09/07/2025
Next Post
Gjykim i shkurtuar për 3 të pandehur ,“Plumbi i Artë”, Gjykata rrëzon kërkesën për të pandehurit e tjerë

Gjykim i shkurtuar për 3 të pandehur ,“Plumbi i Artë”, Gjykata rrëzon kërkesën për të pandehurit e tjerë

“Do përballeni në gjykatë” , Aurela Gaçe bie pre e lajmit të rremë, ja reagimi i saj

“Do përballeni në gjykatë” , Aurela Gaçe bie pre e lajmit të rremë, ja reagimi i saj

Rama zbulon kush do të jetë imami që do të drejtojë xhaminë e Namazgjasë

Rama zbulon kush do të jetë imami që do të drejtojë xhaminë e Namazgjasë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem
Aktualitet

Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem

by mirseda
13:33 | 10/07/2025
0

Policia e Kavajës në bashkëpunim me atë bashkiake ka vijuar në zonën e Golemit aksionin për lirimin...

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

13:15 | 10/07/2025
Vijojnë dramat! Edhe pasi është bërë baba, Mevlani flet sërish për Livian

Vijojnë dramat! Edhe pasi është bërë baba, Mevlani flet sërish për Livian

12:59 | 10/07/2025
Shiste kokainë dhe kanabis në doza, përfundon në pranga 20-vjeçari në Velipojë

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, përfundon në pranga 20-vjeçari në Velipojë

12:54 | 10/07/2025
Zjarr i dyshimtë në Lezhë pranë stacionit elektrik/ Flakët rrezikojnë banesat

Zjarr i dyshimtë në Lezhë pranë stacionit elektrik/ Flakët rrezikojnë banesat

12:52 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com