Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

I jepte vetes 15 mijë euro rrogë në muaj, shkarkohet “super-drejtoresha” e “IdentiTek” të prodhimit të pasaportave

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
I jepte vetes 15 mijë euro rrogë në muaj, shkarkohet “super-drejtoresha” e “IdentiTek” të prodhimit të pasaportave

I jepte vetes 15 mijë euro rrogë në muaj, shkarkohet “super-drejtoresha” e “IdentiTek” të prodhimit të pasaportave.

Lapsi.al mëson se “super drejtoresha” me pagë 15 mijë euro në muaj është shkarkuar nga detyra prej ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Bashkë me të janë larguar edhe vartës të saj, të cilët dyshohen për abuzim në menaxhimin e kompanisë shtetërore.

Pak javë më parë Ministria e Brendshme kishte dërguar një grup auditimi në “IdentiTek” dhe siç mëson Lapsi.al nga burime të sigurta, janë konstatuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e fondeve dhe praktikave ligjore të ruajtjes së të dhënave sensitive. Për këtë të fundit madje janë njoftuar edhe institucione të tjera në vend.

Loina Prifti ishte deri para një viti një e re anonime në Gjermani, ku siç u tha punonte në fushën e Inteligjencës Artificiale. Ajo u soll prej andej nga ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe u katapultua pa zhurmë në krye të kompanisë shtetërore që pasoi koncensionin e “Aleat” për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.

Madje për të nuk pati as edhe një ceremoni prezantimi asokohe kur nisi transferimi i kompanisë nga koncensionari te shteti shqiptar. Dhe siç ndodh rëndomë me katapultime të tilla prej Rilindjes, makutëria i shtyn shpesh drejtuesit në abuzim me detyrën.

Pak muaj pas emërimit, Loina Prifti nisi një spastrim të gjerë në kompaninë që drejtonte, duke larguar shumë profesionistë që punonin aty prej 15 vitesh. E po kështu krijoi një klimë të lartë mosbesimi e presioni ndaj punonjësve e furnitorëve. Burimi i Lapsi.al tregon se në disa raste, Loina Prifti ka lejuar futjen e personave të paautorizuar në ambiente rreptësisht të ndaluara të kompanisë duke shkelur ligjin.

E po kështu njerëzit e rinj që ajo solli në kompani ishin përmes konkurseve fiktive dhe emërimeve nepotike kryesisht të lidhur me klane të ndryshme në Durrës, qytet prej nga vinte Prifti. Drejtoresha e IT, Sara Zalla është ndërkohë nusja e kushëririt të parë të Loina Priftit.

Eda Harizaj, drejtoresha e Burimeve Njerëzore është gjithashtu një lidhje e afërt e saj. Vetë Harizaj ka punësuar në një pozicion të rëndësishëm në “IdentiTek” një kushëri të parë. Si këto ka plot emërime të tjera nepotike në postet kyçe të kompanisë sikundër është edhe Drejtori i Operacioneve.

Veç kësaj Loina Prifti shpërbleu veten me një rrogë prej 15 mijë euro në muaj, si dhe është denoncuar shpesh për tendera të dyshimtë, mes tyre edhe ai me vlerë 1 milion euro për shërbimin e internetit.

Megjithatë raporti i plotë i grupit të auditimit të Ministrisë së Brendshme pritet të hedhë më shumë dritë mbi abuzimet e Loina Priftit dhe vartësve të saj në kompaninë “IdentiTek”. Me rëndësi themelore është të mësohet nëse ka cënim të të dhënave sensitive e biometrike që ruan kjo kompani apo jo? Kujtojmë që muaj më parë plasi edhe skandali i ndërhyrjes në të dhënat e sistemit TIMS, skandal që po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.

Nuk dihet gjithashtu nëse për këtë rast ka apo jo një hetim nga institucionet e drejtësisë në vend. Çudi s’do të ishte që abuzimet të fashiten apo mbyllen vetëm me shkarkimin e saj, ashtu siç kemi parë shpesh me zyrtarë të tjerë të qeverisë “Rama”. /Lapsi.al

TË LIDHURA

Kanosi dhe goditi me send të fortë një 58-vjeçar, procedohet 34-vjeçari në Tepelenë
Aktualitet

Kanosi dhe goditi me send të fortë një 58-vjeçar, procedohet 34-vjeçari në Tepelenë

13:05 | 02/09/2025
Shkodër/ Arrestohet 44-vjeçari që dogji mbeturinat, shkaktoi ndotje masive në zonën përreth
Aktualitet

Shkodër/ Arrestohet 44-vjeçari që dogji mbeturinat, shkaktoi ndotje masive në zonën përreth

11:19 | 02/09/2025
Ndodhej për pushime në Sarandë, turisti francez bie nga lartësia në gjendje të dehur dhe humb jetën
Aktualitet

Ndodhej për pushime në Sarandë, turisti francez bie nga lartësia në gjendje të dehur dhe humb jetën

11:13 | 02/09/2025
Next Post
“Mos e quani mosbindje civile”, debat i fortë në studio mes Luçiano Boçit dhe Arjan Currit

“Mos e quani mosbindje civile”, debat i fortë në studio mes Luçiano Boçit dhe Arjan Currit

Dy shqiptarë kapen me armë të mbushur në kufirin franko-gjerman, njëri me identitet fals

Dy shqiptarë kapen me armë të mbushur në kufirin franko-gjerman, njëri me identitet fals

Çfarë i ndodhi? Morena Taraku përfundon në spital, si paraqitet gjendja e saj (FOTO)

Çfarë i ndodhi? Morena Taraku përfundon në spital, si paraqitet gjendja e saj (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Zelensky të enjten në Paris, diskuton me udhëheqësit europianë garancitë e sigurisë
Bota

Zelensky të enjten në Paris, diskuton me udhëheqësit europianë garancitë e sigurisë

by mirseda
13:15 | 02/09/2025
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të takohet me udhëheqësit evropianë në Paris në formatin e të ashtuquajturit...

Kanosi dhe goditi me send të fortë një 58-vjeçar, procedohet 34-vjeçari në Tepelenë

Kanosi dhe goditi me send të fortë një 58-vjeçar, procedohet 34-vjeçari në Tepelenë

13:05 | 02/09/2025
Presidenti Begaj merr pjesë në homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti

Presidenti Begaj merr pjesë në homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti

12:48 | 02/09/2025
13 persona humbën jetën nga uria në Gaza 24 orët e fundit, mes tyre 3 të mitur

13 persona humbën jetën nga uria në Gaza 24 orët e fundit, mes tyre 3 të mitur

12:45 | 02/09/2025
“Asgjë nuk e fsheh dot krizën”, Tabaku: Ekonomia po bie, shqiptarët po humbasin besimin

“Asgjë nuk e fsheh dot krizën”, Tabaku: Ekonomia po bie, shqiptarët po humbasin besimin

12:34 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com