Ditën e sotme është mbajtur seanca në GJKKO për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko. Ndërkohë seanca e sotme ka përfunduar dhe është shtyrë për më datë 24 tetor. Mësohet se nëna e Malkos ka shpërthyer në lot duke braktisur seancën.
Në seancë ka qenë i pranishëm edhe autori i dyshuar Leonard Duka, i cili u ekstradua nga Belgjika pak javë më parë. Duka ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje ndërsa është shprehur se prokurori është i njëanshëm.
“Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator të vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do te më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kërkon të me dënojë pa fakt pa asgjë”, ka thënë Duka.
Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Por për mediat, Duka është i njohur edhe si i dashuri i miss-it, Trejsi Sejdini. Edhe pse është përpjekur që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret duket se e kanë përmendur emrin e 24-vjeçares.
Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.
Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që dispnon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij.
Në vazhdën e kësaj gjuetie ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur më gusht të vitit të kaluar. Ish-Polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës) teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi, janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar.