Deputeti socialist Erion Braçe komentoi dhunën e opozitës dhe PD-së në seancën e 30 shatorit 2024, ku u hodhën sende të forta drejt kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë si dhe u dogjën dhe karriget e parlamentit. Braçe tha se në kohën e tyre në opozitë nuk kanë marrë kurrë benzinë me vete në sallën e parlamentit.
‘Nuk mbaj mend të kemi hyrë me benzinë në parlament. Gjithë ata ishin në sallë dhe kishin shishe me benzinë. Një njeri që hyn në sallë me benzinë nuk vjen as për të folur, propozuar, debatuar as për të mbrojtur demokracinë. Vjen për të vrarë. Benzina e tillë është.
Një përgjigje ka dhe ndaj kreut të grupit të PD-së Gazment Bardhi i cili në reagim ndaj ndërkombëtareve tha se nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës!
Dëgjova një kastravec më parë që aktet tona nuk rrezikojnë jetën e askujt. Ke ca nga këta që thonë zjarrin do ju vëmë. Cili hyn brenda sallës së kuvendit me shishe benzinë vjen për t’i vënë flakën kuvendit dhe për të vrarë njerëz.’
Braçe nuk e shikon të arsyeshme krahasimin e opozitës së PS-së dhe asaj të PD-së sot.
‘Skam asnjë lloj ndjesie të vesh lëkurën e tyre. Nuk jam personi që duhet tu jap mend atyre. Kryetarin e vet e ka pas nga ‘93 në ‘97 dhe nuk di që PS ti ketë vënë flakën sallës së kuvendit. Nuk më shkon ky si argument. Dëgjoj dhe ca që krahasojnë si jemi sjellë ne, kurrë nuk kemi ndezur zjarr brenda sallës së kuvendit. Nuk ka ndodhur kurrë që të kemi qëlluar me sende të forta kryetarin e kuvendit. Ka pasur një rast kur ish kryetari i LSI ka hipur mbi tavolinë dhe ka shkulur, është ky që është në koalicion me këta. Ishte ky atëherë me peshë të madhe trupore por jo politike.’
Më tej, lidhur me Salianjin, deputeti socialist nuk do të komentoj vendimin e gjykatave, ndërsa thekson se dhe ai ka qenë pjesë e shpifjeve të opozitës dhe Salianjit në kohën kur ishte zv.kryeministër.
‘Nuk dua të komentoj, vendimet e gjykatave. Ky vend duhet të bëhet normale, që respekton vendimet e gjykatave. Është themelore për një shoqëri që mbështetet tek e drejta. Kam një parim, që për njerëz që janë në vështirësi nuk komentoj. Në burg ndodhen 5 mijë e ca njerëz, nuk ja vlen të komentoj. Ky mund të jetë tipiku në atë sallë për shpifjen si fenomen politik. Duhet të marri fund, ka ardhur koha ku gjithsecili që ka të drejtën e fjalës ta ketë fjalën e shenjtë jo të shtrenjtë. Ka ca nga këta që e kanë bërë biznes fjalën. Sulmo atë se kështu. Jam njëri prej personave i sulmuar në këtë formë, i paguar për tu sulmuar. Isha njeriu që kisha njeriu që kishat pastruar lekët e Cosa Nostras me Rezart Taçin. Janë bërë dy gjyqe të qarta në themel dhe gjykata ende nuk ka provuar se kush ishte zv/kryeministri në atë moment.’
Braçe duke komentuar dhunën e djeshme të PD në kuvend, theksoi se ADN e kësaj partie është dhuna si në opozitë ashtu dhe në mazhorancë. Braçe shtoi se edhe korrupsionin ata e kanë të përgjakshëm si në rastin e 21 janarit apo masakrën e Gërdecit.
‘ADN-ja e kësaj partie është dhuna. Si në opozitë dhe në pushtet, nuk identifikohen me një sjellje paqësore. Kanë në ADN-në e tyre vetëm dhunën. Kanë vrarë njerëz në 21 janar, duke dëshmuar që nuk e kanë për gjë për të vrarë njerëz. Kur vret kundërshtarët politik çfarë të na bëjnë më. Jam dëshmitar, i gjithë dhunës që këta kanë shkaktuar. Çfarë do bëjnë të hënën? Do vrasin. E kanë bërë disa herë. I kanë vënë zjarrin. Çfarë do bëjnë më shumë? Kujt i intereson kjo? Dje në komisionin e integrimit, Shqipëria kaloi kuadrin negociues. Më datën 15 tetor hapen negociatat me BE-në dhe fillon negocimi me kapitujt e parë. E mbani mend çfarë i thanë këtij kur doli me hu tek selia e PD-së?
Këta duan të pengojnë me çdo kusht integrimin e Shqipërisë në BE. Nëse jemi në këtë pikë që çelim negociatat ka ardhur si rezultat i arritjeve të drejtësisë në Shqipëri dhe faktorëve të tjerë ekonomike dhe financiare. Çfarë të negociojmë? E dëgjuat dje kryetarin e partisë së këtyre? Pas këtyre ka ngjarje, ai zotëria atje lidhet me hetimin, ndërsa zotëria i partisë numër dy po hetohet për një çështje që Berisha e ka akuzuar në sallën e parlamentit, për CEZ/DIA. Por Fredi Beleri, për çfarë ishte në burg? Ka barrë kriminale që nuk ia kemi hedhur ne. Ka mbi kurriz atë që ia ka hedhur vetë Greqia. Të piqen 26 veta në Gërdec dhe nuk duhet të merret asnjë.
Për këta korrupsioni ishte i përgjakshëm. Kanë në thelb gjakun dhe mendojnë se nuk duhet hetuar njeri. Të bëhen burra dhe të shkojnë të përballen.”-