Gazetari shqiptar në Turqi Sokol Brahaj, i ftuar në një intervistë televizive tha se hipoteza kryesore që po qarkullon në Turqi në lidhje me shtetin e ri bektashi në Shqipëri, është se nisma mund të jetë sponsorizuar nga Izraeli për të hequr vëmendjen nga gjenocidi. Po ashtu Brahaj tha se ish-kryetari i TIKA-s, në një analizë mediatike e konsideron projektin “të turpshëm” dhe e lidh me Sorosin.
“Në fillim ka qenë lajm kryesor në të gjitha televizionet private turke. Pastaj kanë filluar debatet në televizione të ndryshme, akademikë të ndryshëm. Analizat shikohen në dy botëkuptime, ku disa analistë që ky shtet është i krijuar nga Izraeli për të hequr vëmendjen nga gjenocidi në Gaza. Është një analizë tjetër sipas të tjerëve që mund të jetë gjë e mirë, por a është nisur ky projekt nga Edi Rama dhe Baba Mondi, apo është thjesht një projekt i dhënë në duart e tyre që duhet të realizohet. Zyrtarisht nga qeveria e Erdoganit, asnjë autoritet s’ka folur. Mbrëmjen e kaluar, në gazetën ‘Star’ ish-kryetari i TIKA-s, ka bërë një analizë të gjatë, ku thotë se një tentativë e tillë është e turpshme. Është një përçarja e sponsorizuar direkt nga Soros dhe rrënjët e Izraelit. Por s’ka prononcime zyrtare nga Erdogan dhe Komuniteti Mysliman në Turqi. Federata e Alevi-Bektashive, kryetari i tyre ka dhënë një intervistë në ‘Haber turk’, tha që do kemi një problem me këtë çështje, do krijohet një frikë që bektashinjtë që jetojnë do bëjnë një shtet brenda shtetit”.
Brahaj tha që ka një perceptim që qeveria turke s’e mbështet nismën për shtetin e ri bektashi.
I pyetur mbi bisedën Rama-Erdogan në Nju-Jork dhe teoritë që po qarkullojnë në Turqi mbi shtetin e ri bektashi, Brahaj thotë:
“Mendoj që ka qenë ky muhabet në tryezë, është folur për këtë. Ka hipoteza dhe teori konspirative të ndryshme. Pika e parë është që Izraeli për të hequr vëmendjen nga gjenocidi, e sponsorizon thjesht për vëmendje. Gjëja tjetër është që Rama është i detyruar t’i bëjë qokën dikujt tjetër. Bëhet fjalë për Amerikën dhe BE-në. Për t’i marrë Kryesinë e shiitëve Iranit dhe për të bërë një mikro-Vatikan në Shqipëri. Jam i mendimit që ndoshta s’mund ta mbështesë një projekt të tillë, por nëse i konvenon edhe Turqia s’mund të jetë krejt kundër”.