Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Nalltezi pritet t’iu komunikohet nesër zyrtarisht akuza nga SPAK.
Gazetari Ermal Vija dha detaje të reja në lidhje me ngjarjen, ku theksoi se Berisha do të njihet me akuzat në orën 12:00, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në orën 14:00.
Gazetari Vija u ndal te protesta e paralajmëruar e PD-së para SPAK, ku tha se në bazë të komunikimeve me drejtues të policisë i është bërë me dije se Policia nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga PD për tubim.
“Kam komunikuar me zyrtarë të policisë të Tiranës, dhe më vënë në dijeni që nuk kanë informacion për një tubim, mbledhje të militantëve të opozitës para dyerve të SPAK. Kjo do të konsiderohej si një tubim i paligjshëm. Do duhej që policia të ndërmarrë një sërë masash.”, tha gazetari.
Ndër të tjera tha se “Ditën e nesërme në orën 12:00, ish-kryeministri do të njihet zyrtarisht me akuzat. Do të shohim nesër kush do jetë akuza zyrtare. SPAK ka zhvilluar hetime të tjera në drejtim të pasurisë. Mund të kemi edhe një komunikim akuze në veprim të këtyre hetimeve. Berisha do të paraqitet në orës 12:00, ndërsa në orën 14:00 do të paraqitet dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Një akuzë e të mund ta rëndojë zotin Berisha. Si vepër penale, mund të dënohet me 12 vite burg. Rritet përgjegjësia penale. Prokuroria ka kryer veprime hetimore ne drejtim të pasurisë, po ashtu i është lejuar të kryejë hetime. Veç akuzës për korrupsion pasiv, Berishës do t’i komunikohen akuza të tera, në rast se do ketë nga ana e SPAK.
Duhet të shohim se cilat do jenë gjetjet e hetuesve. Nëse do ketë prova për t’ia komunikuar zotit Berisha apo dhëndrit të tij. Do të shohim nëse ka prova që do të implikojë Berishën në fshehjen e pasurisë.”.