Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Goditet grupi i kultivuesve të drogës në Greqi, arrestohen anëtarët e bandës shqiptare

9 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Goditet grupi i kultivuesve të drogës në Greqi, arrestohen anëtarët e bandës shqiptare

Katër persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim në Greqi, në kuadër të një operacioni antidrogë, pasi akuzohen për ngritjen e një plantacioni të madh marijuane në Argolida.

Burime bëjnë me dije se gjashtë nga të dyshuarit janë shqiptarë nga Shqipëria e Jugut, njëri prej të cilëve person në kërkim në Greqi dhe një tjetër me precedentë për drogë në Shqipëri.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, forcat speciale EKAM dhe një mjet i Rojes Bregdetare, kanë ndërhyrë në një zonë bregdetare, pyjore, në Galanaika, Epidavrou në Argolida.

Brenda një plantacioni me fidanë marijuane, u kap shtetasi shqiptar Skënder Toska, 42 vjeç nga Përmeti. Nga kontrolli në parcelë u gjetën 387 bimë narkotike me lartësi nga 20 cm deri në 2 metra. Gjatë operacionit ai ka kundërshtuar me dhunë efektivët e forcave speciale të cilët kanë arritur ta neutralizojnë.

Gjatë kontrollit personal atij i janë gjetur edhe 130 gram marijuanë, të cilën rezultoi se do ja dorëzonte shtetasve Andon Çela dhe Gramos Dervishi, të dy nga Roskoveci, si monstër për të tërhequr blerës.

Hetimi zbuloi se kultivimi i drogës ishte kryer nga 42-vjeçari i arrestuar si dhe nga shtetasit Pëllumb Toska 31 vjeç dhe Ermal Hoxha 43 vjeç.

Policia ka arritur të arrestojë 31-vjeçarin brenda plantacionit ndërsa Hoxha nuk është gjetur dhe është shpallur në kërkim. Këta shtetas e kryenin kultivimin për llogari të pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal.

Operacioni ka vijuar në një banesë në katin e parë në rrugën “Kalama” nr.25 në Athinë, ku është vënë në pranga Andon Çela 49 vjeç nga Roskoveci. Atij i është gjetur një sasi prej 3.5 gram marijuanë, e cila përdorej si monstër për t’ja treguar blerësve të mundshëm.

Ndërkohë në një apartament në Pire, është arrestuar greku Stefanos Dolomas 49 vjeç. Këtij të fundit i janë gjetur në banesë 91.7 gram marijuanë, të cilat do i dorëzonte tek Andon Çela dhe tek shtetasi Gramos Dervishi 45 vjeç nga Strumi i Roskovecit, me qëllim që sasia t’i tregohej si monstër blerësve të mundshëm.

45-vjeçari Dervishi nuk është gjetur nga policia dhe është shpallur në kërkim. Në posedim të shtetasit grek është gjetur edhe një sasi prej 0.6 gram kokainë.

Policia ka identifikuar edhe një tjetër pjesëtar të grupit kriminal, shtetasin Lame Hyska 44 vjeç nga Kurjani i Roskovecit, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas policisë greke, nga metodologjia e veprimit të anëtarëve të sipërpërmendur të organizatës kriminale, struktura e tyre hierarkike dhe rolet e tyre, krijimi i infrastrukturës së përshtatshme për fazat e ndryshme të prodhimit të lëndëve narkotike, kapaciteti i plantacionit të fidanëve të marijuanës dhe sasitë e pritshme në prodhim, përzgjedhja e një zone të vështirë dhe për rrjedhojë jo lehtësisht të aksesueshëm nga autoritetet për ngritjen e plantacionit, rezulton një infrastrukture profesionale nga ana e anëtarëve të saj, duke siguruar veprimtarinë e tyre kriminale të pandërprerë me qëllim vjeljen e një sasie të madhe të lëndëve narkotike dhe trafikimin e tyre, për të përfituar një shumë të madhe të ardhurash të paligjshme, të llogaritura së paku 560.000 euro.

Në total janë sekuestruar 387 bimë narkotike marijuanë, 225.2 gram marijuanë, 0.6 gram kokainë, 5 automjete, 2270 euro, 8 celularë, 2 peshore, 4 llamba inkandeshente, të cilat përdoren për rritjen e marijuanës me metodën hidroponike dhe pajisje për kultivimin e marijuanës.

Andon Çela 49 vjeç nga Roskoveci (i arrestuar), me rol drejtues, përgjegjës i grupit kriminal, përgjegjës për gjetjen dhe dhënien e burimeve financiare për nevojat e grupit, përgjegjës për gjetjen e vendeve të përshtatshme për mbjelljen e fidanëve të marijuanës, si dhe përgjegjës për furnizimin e anëtarëve të grupit brenda zonës së plantacionit me të gjitha furnizimet e nevojshme.

Gramos Dervishi 45 vjeç nga Strumi i Roskovecit (në kërkim), përgjegjës për furnizimin e të gjithë anëtarëve të grupit brenda zonës së plantacionit me të gjitha furnizimet e nevojshme, së bashku me Andon Çelën, si dhe për shpërndarjen e sasive të vjela të drogës.

Lame Hyska 44 vjeç nga Kurjani i Roskovecit (në kërkim), vepronte si ofrues i mjeteve të transportit për të lehtësuar qëllimet e grupit.

Stefanos Dolomas 49 vjeç, grek (i arrestuar), vepronte si përgjegjës për ruajtjen e mostrave të sasive të korrura të marijuanës.

Skënder Toska 42 vjeç nga Përmeti (i arrestuar), 6. Pëllumb Toska 31 vjeç (i arrestuar) dhe Ermal Hoxha 43 vjeç (në kërkim), vepronin si përgjegjës për kultivimin e marijuanës dhe ruajtjen e plantacionit.

Nga verifikimi i policisë greke rezulton se Andon Çela ishte person i shpallur në kërkim me urdhër nr. 6 datë 03.04.2024 i Hetuesit të Krimeve të Lamias, për anëtarësim në organizatë kriminale dhe rast veçanërisht të dalluar të trafikut të drogës në format e kultivimit të bimëve të gjinisë së kanabisit, shitjen dhe mbajtjen e lëndëve narkotike, të kryera bashkërisht dhe në mënyrë të njëpasnjëshme nga autorë që veprojnë në kuadër të një organizate kriminale.

Po kështu Skënder Toska, rezulton i arrestuar në vitin 2020 në Përmet në kuadër të operacionit “Mezhgorani” për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

TË LIDHURA

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej
Aktualitet

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

20:43 | 02/06/2025
I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme
Kryesore

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

19:35 | 02/06/2025
Next Post
Publikisht mbështet SPAK, zbulohet mesazhi i Gaz Bardhit për deputetët e PD-së: Nesër në protestë për Berishën

Publikisht mbështet SPAK, zbulohet mesazhi i Gaz Bardhit për deputetët e PD-së: Nesër në protestë për Berishën

“I vrava të dy, po shkoj të dorëzohem”, biseda e fundit e autorit me bashkëshorten pasi vrau dy vëllezërit në Roskovec

“I vrava të dy, po shkoj të dorëzohem”, biseda e fundit e autorit me bashkëshorten pasi vrau dy vëllezërit në Roskovec

“Nuk fitohet me dështakë si Tritan Shehu”, anëtarja e FRPD-së, e pakënaqur me listën e drejtuesve politikë në PD

"Nuk fitohet me dështakë si Tritan Shehu", anëtarja e FRPD-së, e pakënaqur me listën e drejtuesve politikë në PD

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com