Një 58-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (27 gusht) në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha” dhe mësohet se 58-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.