Policia në Tiranë njofton se një shtetas amerikan është vetëvarur në një banesë në kryeqytet, që e kishte marrë me qira.
Raportohet se është vetëvarur shtetasi amerikan Mathew James Werts, me profesion mësues.
“Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. Ë., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.