Një 34-vjeçar është proceduar pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin pyllit në fshatit Çërrilë. Ndërkohë forcat e Policisë dhe zjarrfikëses vijojnë punën për shuarjen e vatrave të zjarrit. Menjëherë pas njoftimit në Komisariatin e Policisë Mallakastër se në pyllin e fshatit Çërrilë, ka rënë zjarr, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë konstatuar një sipërfaqe toke duke u djegur.
Si pasojë e erës zjarri është përhapur në pyllin e fshatit Çërrilë, duke djegur pemë dhe ullishte dhe ndërhyrja e forcave të Policisë dhe zjarrfikëses vijon punën për shuarjen e vatrave të zjarrit. Gjithashtu po punohet për shuarjen e vatrave të mbetura të zjarrit.