Protesta e banorëve të zonës në rrugën Thumanë-Kashar është përshkallëzuar duke përfunduar me përplasje mes banorëve dhe uniformave blu, të cilët kanë tentuar t’i largojnë nga rruga.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve nuk është ndjerë mirë për shkak të gazit.
Pas disa momentesh tensioni policia ka mundur të zmbrapsë protestuesit dhe të lirojë qarkullimin për automjetet në autostradën Thumanë-Kashar.
Banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës po protestojnë sërish edhe sot pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.