Aksi Napoli-Londër vijon të mbetet i nxehtë. Ka qenë një verë me shumë zhvillime, lidhur me të ardhmen e Victor Osimhen dhe Romelu Lukakut. Të dy sulmuesit mund të shkëmbejnë skuadrat, me Antonio Conten që do të ishte më i lumturi nëse ky operacion do të realizohej me sukses, pasi do të kishte mundësinë të kishte sërish në skuadër “Big Rom”. Në krahun tjetër edhe Çelsi vijon të jetë në kërkim të një sulmuesi që të sigurojë golat për sezonin e ardhshëm, me qëllim që skuadra e Marescës të lër pas “dritëhijet” e sezonit të shkuar dhe të rikthehet së qenuri sërish protagoniste në ishull.
Ditën e sotme mediat në Itali bëjnë me dijse se si napoli po ashtu edhe Çelsi janë parimisht dakord. Tek Napoli do të vinin Lukaku, talenti italian Casadei si dhe 50 milionë euro, ndërsa “blutë” do të kishin në skuadër sulmuesin nigerian Osimhen.