Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Babai i Egli Progës: Vetëm drejtësi! Duam të dalë e vërteta

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Babai i Egli Progës: Vetëm drejtësi! Duam të dalë e vërteta

Qytetarët e Pogradecit kanë dalë masivisht për të bërë homazhe për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga pak ditë më parë.

Në homazhet të cilat po zhvillohen në vendin e ngjarjes, kanë marrë pjesë edhe familjarët e viktimës, mes tyre babai dhe motra.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, babai i 42-vjeçarit shprehet se kërkojnë vetëm drejtësi, asgjë tjetër.

“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dalë e vërteta, kaq”, shprehet babai i Egli Proges.

Sipas hetimeve, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.

DYSHIME PËR FSHEHJE KRIMI

Nga aq pak sa është treguar nga dëshmitarë të shumtë okularë, bëhet me dije se Englantin Proga ka mbyllur biznesin e vet dhe është drejtuar për në shtëpinë e tij. Pak metra më tutje, në një lokal ka qenë i ulur Denis Meçe. Ai e ka thirrur Eglin dhe mes tyre është diskutuar diçka. Më pas, Denisi është ngritur dhe e ka qëlluar me grushte në pjesën e kokës. Nga sa është mësuar më vonë, nga të dhënat që disponon familja, bëhet me dije se në fakt Denisi i ka kërkuar në formën e gjobës xhiron ditore.

Në dialogun mes tyre, të dëgjuar nga një dëshmitar, por që nuk e ka dokumentuar grupi hetimor, është thënë se Egli i ka thënë se nuk mund t’u jepte gjoba për shkak se kishte dy fëmijë të mitur për të rritur. Hija e skandalit merr përmasa të tjera, kur dyshohet se Egli është rrahur brenda ambienteve të lokalit dhe më pas, me pak shenja jete është hedhur në rrugë. Pamjet filmike të vëna në dispozicion të mediave, e tregojnë Eglin duke ecur në këmbë, fakt që e mohojnë kategorikisht familjarët e të ndjerit. Edhe vetë i zoti i lokalit, i cili u arrestua për moskallëzim krimi, në dëshminë që ka dhënë ka treguar paqartësi në momentin kur është goditur Egli, duke përjashtuar se e kishte parë personin që e kishte qëlluar. Në vendin ku ka ndodhur krimi nuk ka asnjë pamje filmike, ndërkohë që pamje filmike ka vetëm në pjesën e rrugës ku është një treg i vogël dhe ku shihet një moment duke ecur dhe më pas i pamundur të lëvizë i ndjeri.

Skandali thellohet më tej nga një dëshmi që ka bërë publike kushëriri i parë i viktimës. Ai thotë se në momentin që e pa Eglin në gjendje të keqe, i kërkoi shokut të ngushtë të Eglit ta niste për në spital, por në vendin ku gjendej Egli ishte edhe një efektiv policie. Mirë që shoku i të ndjerit nuk ka pranuar, por edhe efektivi, i cili nuk është identifikuar ende nuk ka lejuar kalimtarët e tjerë ta merrnin derisa të vinte ambulanca. Dhe ashtu ka ndodhur vërtet. Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas më shumë se gjysme ore, duke e marrë të pajetë 42-vjeçarin.

Mjekët e spitalit të Pogradecit ende nuk kanë nxjerrë asnjë reagim zyrtar në lidhje me shkaqet reale të vdekjes së Eglantin Progës, ndërsa familjarët dhe të afërmit hedhin akuza te të gjitha strukturat përgjegjëse se të gjitha vonesat janë kryer që të mos zbulohej grupi i gjobëvënësve që operojnë kryesisht në qytetin e Pogradecit. Në gjykatë dje, gjatë zhvillimit të seancës ka qenë motra e Eglit, e cila sërish ka hedhur akuza të forta publike kundër Policisë, Prokurorisë dhe spitalit të Pogradecit. Po ashtu, dje ka reaguar edhe i ati i Eglit, i cili ka dyshime të forta se pamjet filmike janë fshirë dhe se prokuroria dhe policia nuk kanë kërkuar as pamjet dhe as dokumentimin me anë të grumbullimit të dëshmive të personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e nisjes së sherrit dhe deri tek çasti kur i riu dha frymën e fundit i rrethuar nga dhjetëra kureshtarë që patën frikë t‘i jepnin ndihmë.

DËSHMITARËT OKULARË

Ngjarja u regjistrua në sy të shumë dëshmitarëve, të cilët heshtën përpara autoriteteve ndërsa 3 prej tyre u vunë në pranga për moskallëzim krimi. Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, jo vetëm nuk kallëzuan krimin, por u tha se do të akuzohen se penguan edhe zbardhjen e së vërtetës, por në fakt ata dje u lanë të lirë nga Gjykata e Korçë. Dëshmitarët e tjerë thanë se ai ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë për 30 minuta, ndërsa aty pranë ishte edhe një efektiv policie. Të afërmit kanë tentuar ta marrin 42- vjeçarin dhe ta dërgojnë në spital, por janë refuzuar dhe iu është thënë nga policia se ndihma mund të jepet vetëm nga persona të specializuar, por ambulanca erdhi me vonesë sipas tyre.

AKUZAT E FORTA TË FAMILJARËVE

Jonida, e motra e të ndjerit, ka hedhur akuza të forta që prej ditës së djeshme për autoritetet. Ajo thotë se vetë autoritetet janë munduar të fshinin ngjarjen duke e raportuar si aksidentale. Sipas saj, Policia e Shtetit veproi me vonesë, ndërsa edhe ambulanca u vonua dhe ndërhyrja për të vëllanë ishte shumë vonë. Madje, e motra deklaroi se policia fillimisht u tha familjarëve se ai ishte rrëzuar, por kur kanë parë trupin, duke qartësisht që ishte dhunë barbare.

Të afërmit e tjerë thonë se të përfshirët në ngjarje njihen në zonë për gjobëvënie ndaj personave të tjerë, por autoritetet kanë heshtur. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit u detyrua dje të urdhëronte inspektimin e procedurave të kryera nga Policia e Pogradecit, në qarkun e Korçës, lidhur me ngjarjen e cila u raportua fillimisht si aksidentale.

Ai urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën 42-vjeçari Egli Proga.

VENDIMI

Në seancën e cila ka zgjatur më shumë se një orë, prokuroria ka kërkuar masën arrest në burg për autorin nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia si dhe caktimin e masës detyrim paraqitje për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe dy të tjerët klientë që kanë qenë duke konsumuar kafe. Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest në burg 29-vjeçarin Denis Meçe vrasësin e Egli Progës, ndërsa ka caktuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje për tre të akuzuarit e tjerë për moskallëzim krimi.

Edhe pse në njoftimin zyrtar të policisë së Korçës Denis Meçe është arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje, organi i akuzës ka vlerësuar se nga hetimet e deritanishme vepra klasifikohet si vrasje nga pakujdesia. Por, motra e Eglit dhe të afërmit thonë se kjo vrasje vazhdon të shoqërohet me shumë padrejtësi të tjera. Hetimet e mëtejshme do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur si pasojë e “gjobëvënies”, fenomen i përhapur në vendin tonë, por për të cilin pak flitet.

TË LIDHURA

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah
Aktualitet

Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

17:52 | 21/02/2026
Next Post
Qytetarët zhvillojnë homazhe për Egli Progën në Korçë: Kërkojmë drejtësi!

Qytetarët zhvillojnë homazhe për Egli Progën në Korçë: Kërkojmë drejtësi!

Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 15 gusht 2024

Vodhi makinën në Durrës dhe iku drejt Elbasanit, bie në pranga 29-vjeçari

Vodhi makinën në Durrës dhe iku drejt Elbasanit, bie në pranga 29-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com