Një mjegull tymi ka përfshirë aksin Thumanë-Kashar, duke krijuar probleme të shumta në qarkullimin e mjeteve.
Në afërsi të Fushë-Krujës ka një vatër zjarri, e cila ka krijuar një situatë mjegulle në aksin rrugor.
Ky aks rrugor ka prodhuar protesta të shumta të banorëve të zonës, pasi në projektin e zbatimit nuk janë respektuar nyjet lidhëse me rrugën e vjetër, duke izoluar kështu mbi 80 mijë banorë të zonës së Krujës, Fush-Krujës, Thumanës, Niklës dhe fshatrave të tjerë.