Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasditen e sotme për të ndarë detaje mbi situatën e zjarreve në vendin tonë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministria bën me dije se aktualisht janë aktive 8 vatra zjarri në të githë territorin e vendit, ndërkohë që 7 vatra janë shuar gjatë ditës së sotme.
Sipas ministrisë, përveç forcave të Emergjencave Civile, rreth 60 efektivë të forcave të Armatosura janë të angazhuar për shuarjen e vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë.
Reagimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:
Situata e zjarreve në vend
8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit.
Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në #AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit. Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë.
Asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura.