Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Parregullsitë e zgjedhjeve në Himarë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ja disa nga problematikat e hasura

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Parregullsitë e zgjedhjeve në Himarë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ja disa nga problematikat e hasura

Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj ka bërë të ditur disa nga parregullsitë e pikasura nga institucioni që ajo drejton në zgjedhjet e pjesshme vendore në Himarë.

Në një intervistë televizive, Skëndaj theksoi se në procesin e votimit në Himarë pati disa problematika duke nisur në rastet e mosidentifikimit të personave, karta e të cilave kishte skaduar.

“Në vlerësimin tonë ku u shfaqën disa problematika si në mosidentifikimin e personave, karta e të cilave kishte skaduar.

Kishte raste kur PEI nuk e bëri këtë identifikim dhe vjen logjika e funksionimit të PEI që ofron garanci 100 për qind si çdo pajisje elektronike.

Në këtë kontekst çdo procedurë ligjore që parashikohet në Kodin Zgjedhor për sa i takon verifikimit dhe nënshkrimit nga zgjedhësit, në vlerësimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit është e detyrueshme për t’u respektuar”, u shpreh Skëndaj.

Sipas drejtoreshës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit një element tjetër ishte edhe rasti me ata zgjedhës që nuk gjenin emrat në listë.

Ajo shpjegoi se në zgjedhjet në Shqipëri ende vijohet me praktikën e orientimit të zgjedhësve nga vëzhguesit partiakë duke rritur presionin ndaj tyre në procesin e votimit.

“Ne vijojmë të shikojmë praktikën e orientimit nga vëzhguesit partiakë të këtyre shtetasve, të cilët kishin ose listat e printuara.

Pra, vëzhguesit partiakë dinë elektoratin që do të votojë për ta, pra njohin se në cilin kah do të votojë ky elektorat dhe ndihma që u jepej ishte ose përmes listave të printuara ku identifikohej qendra e votimit ku ishin zgjedhësit që e lënë në ditën e fundit se në cilën qendër votimi janë, ose përmes aplikacioneve të veçanta, gjë në vlerësimin tonë nuk është një praktikë e rregullt”, nënvizoi Skëndaj.

Skëndaj shtoi se praktika e dhënies së numrave rendor të zgjedhësve nga komisionerët është qasje e gabuar pasi kjo sjell edhe direkt indentifikimin e gjeneraliteteve të zgjedhësve duke rritur intimidimin ndaj tyre.

“Edhe praktika e dhënies së numrave rendor të zgjedhësve nga komisionerët që janë partiakë drejt vëzhguesve që përfaqësojnë njërin kah ose tjetër politik, është e gabuar sepse përmes numrave rendorë bëhet identifikimi i gjeneraliteteve të zgjedhësve.

Nëpërmjet identifikimit të zgjedhësve, vëzhguesit dhe partitë politike kanë mundësi të ushtrojnë presion tek ajo pjesë e elektoratit që ka premtuar se do të votojë për ta duke i kërkuar të paraqiten në qendrën e votimit përfshirë edhe familjarët e tyre.

Pak a shumë këto ishin në terma të përgjithshëm parregullsitë në procesin e votimit ashtu sikurse mungesa e njohurive dhe e trajnimit të komisionerëve u reflektua edhe në fazën e përmbylljes së procesit të votimit”, shpjegoi Skëndaj.

TË LIDHURA

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve
Aktualitet

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

16:22 | 17/02/2026
Kukësi nën reshje shiu e dëbore, rënie gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj
Aktualitet

Kukësi nën reshje shiu e dëbore, rënie gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj

16:18 | 17/02/2026
Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër
Aktualitet

I skaduar që në prillin e kaluar, Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell

15:16 | 17/02/2026
Next Post
‘E rëndë në Itali’, 55-vjeçari shqiptar i jep fund jetës, vetëvaret në qelinë e burgut

'E rëndë në Itali', 55-vjeçari shqiptar i jep fund jetës, vetëvaret në qelinë e burgut

Burri vrau me sëpatë gruan, djali u hakmor duke e hedhur nga shkallët! Trupave të çiftit në Konispol do iu bëhet ekspertiza në Tiranë

Burri vrau me sëpatë gruan, djali u hakmor duke e hedhur nga shkallët! Trupave të çiftit në Konispol do iu bëhet ekspertiza në Tiranë

Rama paralajmëroi padi pas akuzave për pronat në Vuno, PD: Mundohet të mbulojë diellin me shoshë! E pranoi se s’ka asnjë akt regjistrimi

Rama paralajmëroi padi pas akuzave për pronat në Vuno, PD: Mundohet të mbulojë diellin me shoshë! E pranoi se s’ka asnjë akt regjistrimi







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Tashmë zyrtare! Finalja e Big Brother VIP Kosova do të ketë kaq banorë në garë për fitoren
Showbizz

Tashmë zyrtare! Finalja e Big Brother VIP Kosova do të ketë kaq banorë në garë për fitoren

by mirseda
16:26 | 17/02/2026
0

Gara e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova po hyn në fazën më vendimtare, ndërsa...

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

16:22 | 17/02/2026
Kukësi nën reshje shiu e dëbore, rënie gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj

Kukësi nën reshje shiu e dëbore, rënie gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj

16:18 | 17/02/2026
Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër

I skaduar që në prillin e kaluar, Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell

15:16 | 17/02/2026
Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes,  Tajani:Do të jemi si vëzhgues

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes, Tajani:Do të jemi si vëzhgues

15:15 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com