pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuangrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinholiganbet girişbetplaynesinecasino girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişholiganbet güncel girişnesicasino güncel girişimajbet girişimajbetgrandpashabetholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetjojobetholiganbetgrandpashabethititbetbahiscombettiltsuperbetinpusulabetmatbetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Familja e Faton Hajrizit angazhon avokat për tërheqjen e trupit të tij nga Serbia

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore

Autoritetet serbe ende nuk e kanë bërë të ditur kohën dhe mënyrën se si do të mund të sillet në Kosovë trupi i pajetë i Faton Hajrizit, shtetasit kosovar të vrarë nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Arianit Koci, avokat nga Kosova, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se është autorizuar nga familja Hajrizi për t’u angazhuar në procedurat e tërheqjes së trupit nga Serbia. Ai tha se ende nuk dihet se është trupi i tij dhe se pret të niset për Serbi nesër apo pasnesër.

Hajrizi, që ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Kërkimi disa orësh i policisë së Serbisë për Faton Hajrizit rezultoi në kapjen dhe vrasjen e tij.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Sipas mandatit aktual, EULEX-i i mbështet Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, përfshirë me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Në rastin konkret [lidhur me Faton Hajrizin], EULEX-i ka pranuar një kërkesë e cila është proceduar në përputhje me mandatin tonë”, thanë nga ky mision për REL-in.

Ata nuk kanë specifikuar se për cilën kërkesë bëhet fjalë për shkak të, siç thanë, konfidencialitetit të shkëmbimeve.

Musa Damati, avokat dhe ekspert i çështjeve ligjore, në këtë rast e sheh si problematikë mungesën e bashkëpunimit juridik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Po të ekzistonte bashkëpunimi juridik midis Kosovës dhe Serbisë, të kërkuarit nga Kosova dhe anasjelltas nuk do të mund të kalonin kufijtë dhe të strehoheshin në vendet përkatëse duke iu shmangur drejtësisë dhe duke e rrezikuar sigurinë dhe rendin juridik në të dyja vendet”, tha Damati për Radion Evropa e Lirë.

Serbia dhe Kosova kanë arritur Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Marrëveshja është amendamentuar në vitin 2015 dhe, në bazë të saj, palët shkëmbejnë kërkesa gjyqësore përmes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Autoritetet kosovare në të kaluarën janë ankuar se ka pasur sabotim të kësaj marrëveshje nga ana e Serbisë.

Sa i përket tërheqjes së trupit të Faton Hajrizit, Damati mendon se duhen përdorur mekanizmat e bashkëpunimi sikurse zyrat ndërlidhëse midis Prishtinës dhe Beogradit dhe nëse është e nevojshme të kërkohet edhe trysni “nga faktori ndërkombëtar”.

“Si praktikë e fundit për kthimin e trupave e kemi procedurën e ndjekur në rastin e njohur të sulmit në Banjska, ku familjarët përmes avokatëve dhe procedurave administrativo-diplomatike kanë bërë tërheqjen e trupave të familjarëve nga morgu në Prishtinë për në Serbi”, tha Damati.

Vëllai i Faton Hajrizit ende në kërkim nga autoritetet serbe

Para se Faton Hajrizi të konsiderohej i dyshuar për vrasjen e policit në Serbi, nga autoritetet serbe fillimisht kërkohej Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit.

Kjo pasi dokumentet identifikuese të Artanit, të lëshuara nga Kosova dhe Gjermania, ishin gjetur në afërsi të vendit ku ndodhi vrasja e policit në Serbi.

Vetë Artani, kishte deklaruar në media, më 18 korrik, se vëllai i tij Fatoni kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e tij deri sa ai vet ishte dhe vazhdon të qëndrojë në Gjermani.

Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e Artanin, pasi e konsiderojnë bashkëpunëtor të Fatonit.

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, e pyetur nga REL-i lidhur me këtë kërkesë deklaroi se nuk komentojë për raste individuale.

Megjithatë, nga kjo ministri konfirmuan se kanë bashkëpunim për ekstradim me Serbinë dhe, sipas statistikave publike, mbi 20 kërkesa të tilla janë bërë vetëm gjatë vitit 2022

TË LIDHURA

Aktualitet

SPAK: Artur Shehu dyshohet për trafik kokaine në Europë

15:26 | 12/06/2026
Aktualitet

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026
Aktualitet

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës

14:26 | 12/06/2026
Next Post

Pas më tepër se tre orësh, Ndrea Prendi del nga SPAK: Do të vij sa herë që më thërrasin

Aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci, Apeli merr vendimin për modelen shqiptare

Basha rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të 11 qershorit për vulën e PD-së







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Rama për fletë-arrestin e Artur Shehut: Toka nuk është e askujt, investimi në Zvërnec i duhet Vlorës

14:11 | 12/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Presidentit të Federatës Palestineze i refuzohet viza, humbet Botërorin 2026

by mirseda
15:29 | 12/06/2026
0

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, ka deklaruar se nuk ka marrë vizë për të...

SPAK: Artur Shehu dyshohet për trafik kokaine në Europë

15:26 | 12/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës

14:26 | 12/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita inspekton masat e sigurisë në GJKKO

14:24 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com