Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Të akuzuar për shpërdorim detyre, Gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për 5 punonjësit e policisë

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Të akuzuar për shpërdorim detyre, Gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për 5 punonjësit e policisë

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË

TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

ELBASAN

Kryen veprimtari të paligjshme në këmbim të parave, Prokuroria e Elbasanit kërkon masa sigurie për pesë punonjës policie

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kërkoi masa sigurie për pesë punonjës të policisë së shtetit për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 pg.1dhe 186/a të Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit referues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Elbasan-Korçë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të procedimin penal nr. 377/2024 për veprat penale që lidhen me natyrën e këtij procedimi, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u kërkua në gjykatë, marrja e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim E.H, A.T, Xh.S, E.K dhe N.Xh., sepse ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto shtetas, në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm, në disa raste këtë veprimtari të paligjshme e kanë kryer në këmbim të përfitimit monetar-korruptiv.

Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe caktoi masat e sigurimit për shtetasit me detyrë punonjës policie si më poshtë:

Caktimin ndaj shtetasit nën hetim E.H, masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.
Caktimin ndaj shtetasit A.T masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.
Caktimin ndaj shtetasit Xh.S, masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.
Caktimin ndaj shtetasit E.K, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Caktimin ndaj shtetasit N.Xh, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po vijojnë hetime në dinamikë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet plotësisht e fokusuar në luftën kundër veprave penale që lidhen me detyrën e funksionarve publike që abuzojnë me detyrën.

TË LIDHURA

Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen
Aktualitet

Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen

16:34 | 15/10/2025
Kërcënoi se do të vriste me armë kreun e IMT Tiranë, arrestohet 61-vjeçari Leonard Nikolli
Aktualitet

Kërcënoi se do të vriste me armë kreun e IMT Tiranë, arrestohet 61-vjeçari Leonard Nikolli

15:22 | 15/10/2025
Dumani raportoi te ‘Ligjet’, ironizon Beqaj: Nga dje e kuptova akuzën për ‘Saspac’,
Aktualitet

Dumani raportoi te ‘Ligjet’, ironizon Beqaj: Nga dje e kuptova akuzën për ‘Saspac’,

15:20 | 15/10/2025
Next Post
Njëri rreh gruan, tjetri kunatën dhe i treti kanos babain, tre të arrestuar në Korçë

Njëri rreh gruan, tjetri kunatën dhe i treti kanos babain, tre të arrestuar në Korçë

U dhunua disa ditë më parë në kryeqytet, ndërron jetë 42-vjeçari nga Bilishti

U dhunua disa ditë më parë në kryeqytet, ndërron jetë 42-vjeçari nga Bilishti

Kush është Faton Hajrizi, që u vra sot në Serbi?!

Kush është Faton Hajrizi, që u vra sot në Serbi?!







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen
Aktualitet

Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen

by mirseda
16:34 | 15/10/2025
0

Nga Habjon Hasani Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit...

Kërcënoi se do të vriste me armë kreun e IMT Tiranë, arrestohet 61-vjeçari Leonard Nikolli

Kërcënoi se do të vriste me armë kreun e IMT Tiranë, arrestohet 61-vjeçari Leonard Nikolli

15:22 | 15/10/2025
Dumani raportoi te ‘Ligjet’, ironizon Beqaj: Nga dje e kuptova akuzën për ‘Saspac’,

Dumani raportoi te ‘Ligjet’, ironizon Beqaj: Nga dje e kuptova akuzën për ‘Saspac’,

15:20 | 15/10/2025
“Dhanë dëshmi të rreme për vrasjen e ’97-ës”, arrestohen në sallën e gjyqit burrë e grua në Lezhë

“Dhanë dëshmi të rreme për vrasjen e ’97-ës”, arrestohen në sallën e gjyqit burrë e grua në Lezhë

15:12 | 15/10/2025
Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës

Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës

14:44 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com