Militantët e Sali Berishës kanë hedhur molotov drejt godinës së kryeministrisë, ku po mbahet protesta.
Në momentin që ka marrë fjalën kryetari i PD-së, në drejtim të godinës së kryeministrisë është hedhur molotov.
Disa dhjetra molotovë u hodhën në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia ka bërë thirrje për qetësi. Policia ka ndërhyrë me fikëset e zjarrit, ndërkohë që nuk raportohen dëmtime në njerëz.