Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tuneli i Llogarasë, Berisha akuza: Vepra e dytë më e madhe korruptive pas inceneratorëve

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Tuneli i Llogarasë, Berisha akuza: Vepra e dytë më e madhe korruptive pas inceneratorëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha për mes një videomesazh në llogarinë e tij në “Facebook” ka denoncuar aferën korruptive të ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se tuneli i Llogarasë është afera e dytë më e madhe e korrupsionit, pas asaj të djegësave.

Sipas tij në tunelin e Llogarasë janë investuar 12 mijë euro për çdo frymë që jeton në atë zonë, banorë apo turist. Duke bërë një krahasim me tunelin e Krrabës, Berisha tha se, investimi për banor për tunelin e Krrabës është 375 herë më i vogël se sa për tunelin e Llogarasë.

Deklarata e plotë e Berishës:
Të dashur, qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj. Jam sot këtu për të denoncuar tunelin e Llogarasë si veprën publike më korruptive pas djegësave, në 32 vitet e fundit në Shqipëri. Tuneli i Llogarasë, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, dy rroga mujore të çdo shqiptari, 180 mln euro, por e llogaritur për banorë dhe shtretërit turistik, ky del tuneli më i paleverdishëm, më i kushtueshëm i planetit.

Në rast se këtë shumë e llogarisim për 8 mijë shtretër turistik në maksimum, që ka zona nga Palasa në Qeparo, në një kohë që në të gjithë Shqipërinë janë gjithsej 109 mijë shtretër, i bie që për një shtrat turistik të jenë investuar, 22500 euro.

Por në rast se e llogarisim për banorë, pra tu shtojmë këtyre shtretërve edhe numrin e banorëve që banojnë gjithë vitin në këtë zonë, që nuk arrin kurrë në 4 mijë, atëherë i takon që për çdo frymë të jetë investuar në këtë tunel, 12 mijë euro.

Rikujtoj këtu se në tunelin e Kalimashit se në tunelin e Kalimashit kaluan vjet, 4.4 mln udhëtarë. Por unë krahasimin do ta bëj sot me tunelin e Krrabës. Ky tunel që ka kushtuar gjithsej 14 mln euro për kilometër, ka në anën tjetër të vet, zonën e Shqipërisë së mesme dhe Shqipërisë juglindore, Maqedonin e Veriut, një pjesë të madhe të saj, pra rreth 2 mln banorë.

Në këtë kontekst, rezulton se investimi në tunelin e Krrabës është gjithsej 32 euro për banor, kundrejt 12000 euro për banorë që është tuneli i Llogarasë.

Rrjedhimisht investimi për banor për tunelin e Krrabës është 375 herë më i vogël se sa për tunelin e Llogarasë, i cili tejkalon çdo lloj standardi të pranueshëm në rrafshin ekonomik dhe e bën atë një megaaferë korruptive Rama-Balluku, sa një mal.

Sot natyrisht kjo megaaferë e dyta më e madhja, pa aferës së djegësave, mbyllet, amnistohet nga Zamani dhe Skapi i partisë. Garantoj shqiptarët se drejtësia, vonon dhe nuk harron, dhe se ky akt do të ndëshkohet me të gjithë forcën e ligjit.

TË LIDHURA

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC
Aktualitet

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC

10:53 | 06/03/2026
Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme
Aktualitet

Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

10:49 | 06/03/2026
Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj

10:18 | 06/03/2026
Next Post
KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, Kryeministria letër presidentit Begaj

KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, Kryeministria letër presidentit Begaj

Uli rrahjet e zemrës, Cristiano Ronaldo dhe vetëkontrolli në mjeshtërinë e tij

Uli rrahjet e zemrës, Cristiano Ronaldo dhe vetëkontrolli në mjeshtërinë e tij

Policia ‘bën namin’, vendos 13 mijë gjoba në 6 muaj për mos respektim të këmbësorëve

Policia ‘bën namin’, vendos 13 mijë gjoba në 6 muaj për mos respektim të këmbësorëve







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…
Bota

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

by mirseda
11:27 | 06/03/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet...

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC

10:53 | 06/03/2026
Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

10:49 | 06/03/2026
Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj

Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj

10:18 | 06/03/2026
Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, të përfshirë disa nxënës

Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, të përfshirë disa nxënës

10:05 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com