Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në konferencën pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, është ndalur sërish tek skandali tek Onkologjiku. Koçiu u shpreh se lidhur me këtë çështje ka nisur hetim administrativ krahas hetimit të prokurorisë.
“Përpara se të ndaj lajmin e rritjes së pagave, s’mund të lë pa risjellë në vëmendje reagimin për trazimin që solli ngjarja e djeshme në QSUT. Theksoj edhe njëherë që korrupsioni është vija ndarëve mes interesit publik dhe kujtdo që i shkon mendja për veprime të tilla të turpshme. Ne kemi nisur hetim administrativ krahas hetimit të prokurorisë që e inkurajoj ti shkojë deri në fund. Ne besojmë fort që sistemi i shëndetësisë ka profesionistë që punojnë çdo ditë me integritet dhe duhet të mbështeten dhe ndaj kemi marrë zotimin për të rritur kushtet e punës në çdo qendër shëndetësore ku punonjësit punojnë”, tha ajo.