Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Doli jashtë funksionit qëllimisht dhe pacientët me kancer dërgoheshin te privati, mjeku dha dorëheqjen pasi u ankua për aparaturën e Kobaltit

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Doli jashtë funksionit qëllimisht dhe pacientët me kancer dërgoheshin te privati, mjeku dha dorëheqjen pasi u ankua për aparaturën e Kobaltit

Zbardhen detaje të reja nga skandali i mjekëve në QSUT. Gjykata ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish zv/drejtoresha e përgjithshme e spitalit, Brikena Qirjazi dhe farmacistë. Hetimi i Prokurorisë arriti të zbulojë skemën se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private. Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.

Mirëpo, nga hetimet e prokurorit Bledar Velikaj ka rezultuar një tjetër moment që hedh dritë mbi skandalet brenda QSUT-së. Kjo lidhet me aparaturën e Kobaltit e cila përdoret për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, veçanërisht të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Aparatura ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2021, por që prej 4 vitesh nuk është vënë në përdorim të pacientëve. Të sëmurët që kishin nevojë për aparaturën e Kobaltit dërgoheshin nga mjekët e onkologjikut, të përfshirë në skemën e përfitimit, në klinika private. Si të mos mjaftonte ky skandal, një tjetër fakt rrëqethës del në pah. Kjo pajisje duke u lënë në kushte të papërshtatshme, bëhej burim rreziku për jetën e mjekëve por edhe të pacientëve, si pasojë e rrezatimeve që emeton.

Një prej mjekëve të onkologjikut ka ngritur disa herë shqetësimin mbi rrezikun e pajisjes ndaj shëndetit të bluzave të bardha. Ankesat e tij ranë në vesh të shurdhër. Përballë neglizhencës së eprorëve të QSUT, mjeku në fjalë ka dhënë dorëheqjen duke zgjedhur shëndetin e tij para lakmisë për përfitime të paligjshme pas të cilave endeshin kolegët e tij, tashmë të vënë para akuzës.

“Mjeku Dr.xxxx pasi parashtroi këtë shqetësim dhe nga drejtuesit e Shërbimit Onkologjik nuk u mor asnjë masë, ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur me dëme të mundshme të shëndetit si pasojë e këtyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti.
Në deklarimin e kësaj shtetaseje është përmendur dhe doktori xxxx i cili ka deklaruar se në fillim të muajit shtator të vitit 2021 ka mësuar rastësisht që në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë ishte vendosur një burim Kobalti 60. Me njohuritë si radiolog dhe si përgjegjës i imazherisë në spitalin onkologjik KA takuar shefen e shërbimit Asistencë profesor Silvana Çeliku për të marrë informacion të saktë mbi situatën. Elementi kimik Kobalt është artificial, krijohet në mënyrë artificiale mbi nikelin duke e bombarduar me bërthama radioaktive dhe pas këtij procesi Kobalti fiton një veti që është rrezatim i përjetshëm që deri në ditët e sotme nuk është ndërprerë si proces. E thënë thjesht ky lloj radioaktiviteti i depërton të gjitha pengesat e zakonshme të aktivitetit normal dhe nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifike. Përdorimi i saj bazohet në mbi disa rregulla ndërkombëtare që përfaqësojnë në vetvete mbrojtjen nga rrezatimi dhe përmblidhen në një terminologji që thirret me emrin Halara. Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker radioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vjenës ose agjencia ndërkombëtare që thirret IEAHEA“, -thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Edhe pse mjeku është ankuar zyrtarisht për rrezikun që i kanosej atij dhe kolegëve, shefja Silvana Çeliku e ka quajtur të tepërt kërkesën e tij si një tejkalim kompetence dhe të panevojshme që problemi të diskutohej me të. “Dhoma në të cilën ishte dhe është vendosur aparati është i ndërtuar me material të zakonshëm tullë dhe llaç në trashësi 10, 20 deri në 30 cm dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret që kërkohen për një ambient të tillë”. Kriteret bazë për përdorimin e një terapie radioaktive kërkojnë të paktën mure betoni me peshë specifike të lartë mbi 1 m trashësi dhe pas bisedës me shefen e quajti për detyrë për të komunikuar me instancat drejtuese të spitalit si një emergjencë për të zgjidhur problemin”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

TË LIDHURA

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku
Aktualitet

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

12:21 | 22/05/2025
Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame

10:49 | 22/05/2025
Avokati Radovan Çela dënohet me 2 vite e 8 muaj burg
Aktualitet

Avokati Radovan Çela dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

10:47 | 22/05/2025
Next Post
Shpërthimi në Sarandë , dyshohet për atentat me eksploziv, polumbarët gjejnë copa metalike

Shpërthimi në Sarandë , dyshohet për atentat me eksploziv, polumbarët gjejnë copa metalike

Moti merr kthesën drastike, SHMU zbulon çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Moti merr kthesën drastike, SHMU zbulon çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Shtangen “Tulipanët”, një autogol i jep avantazhin Austrisë

Shtangen “Tulipanët”, një autogol i jep avantazhin Austrisë

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu “i vë flakën” rrjetit! Kujdesuni të jeni vetëm kur t’i shihni format perfekte të ish-banores
Showbizz

Xheneta Fetahu “i vë flakën” rrjetit! Kujdesuni të jeni vetëm kur t’i shihni format perfekte të ish-banores

by mirseda
13:10 | 22/05/2025
0

Xheneta Fetahu, një nga modelet më të ndjekura në rrjetet sociale, ka kthyer sërish vëmendjen me postimin...

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

12:21 | 22/05/2025
Alimehmeti: Nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi me Tabakun

Alimehmeti: Nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi me Tabakun

11:02 | 22/05/2025
Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame

10:49 | 22/05/2025
Avokati Radovan Çela dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

Avokati Radovan Çela dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

10:47 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com