Pasi humbi vulën e PD-së, në një intervistë televizive Lulzim Basha thotë se grupimi që ai përfaqëson nuk e ka vendosur ende nëse do krijojë një parti të re.
Sipas tij shqiptarët do të kenë një alternativë qeverisëse në zgjedhjet e 2025, ku siç tha do të garojë.
“S’kemi marrë vendim për parti të re, do çojmë rekurs në Gjykatë të lartë se s’mund të lejojmë që padrejtësia të bëhet normë në këtë vend. Është një shkelje e ligjit dhe produkt i një pazari mes Ramës dhe Berishës, ky i fundit mjaftohet me vulën.
Do të ndjekim gjithçka në përputhje me parimet tona, shqiptarët do ta kenë alternativën në zgjedhje, pa diskutim që do garojmë në zgjedhje. Rekursi është betejë për ligjshmërinë, nuk jemi duke pritur, as nuk do presim, kemi shpalosur programin. Nëse është vendosur ligjshmëria do ta kërkojmë votën me logon e PD nëse jo me alternativë tjetër”, tha Basha.