Një shqiptar dhe një rus janë arrestuar nga policia greke ditën e djeshme (16 qershor 2024) plagosën me armë zjarri dhe sende të forta 3 pjesëtarë të një familje siriane.
Sherri i ashpër në Hania të Greqisë, ka ndodhur më datë 15 qershor rreth orës 19:40, ku shqiptari dhe rusi, me motor, kanë shkuar së bashku në një dyqan ushqimor në pronësi të sirianit Mohamed Younes, 58 vjec.
Për shkaqe te panjohura, ata kanë sulmuar pronarin sirian të dyqanit dhe dy fëmijët e tij Hussein dhe Marëan Younes, 34 dhe 32 vjeç.
Agresorët i kanë goditur me shkop druri dhe duke u shkaktuar lëndime në kokë dhe në gjymtyrët e sipërme.
Natyrisht, sirianët kanë reaguar ndaj sulmit, por gjatë përleshjes rusi, i cili sipas “Top Channel” quhet Artur Kisiev, person me precedentë penalë, ka qëlluar dy 2 herë në drejtim të sirianëve me armë zjarri tip revolver, ku si pasojë është plagosur Hussein Younes në gju.
Pas konfliktit të përgjakshëm, rusi dhe shqiptari – po ashtu sipas medias së mësipërme i identifikuar si Luan Hysa 30 vjeç nga Thumana e Krujës – janë larguar për t’u vënë në pranga mbrëmjen e së dielës në një një zonë bujqësore në Platania.
Sipas ZarpaNews.gr, të dëmtuarit raportohet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.