Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

VOA: Pas daljes nga SPAK, Meta lë çdo përgjegjësi mbi bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi

1 vit ago
in Aktualitet, Politikë
VOA: Pas daljes nga SPAK, Meta lë çdo përgjegjësi mbi bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi

Në Shqipëri, ish presidenti Ilir Meta, drejtuesi aktual i Partisë së Lirisë, qëndroi sot përmbi 3 orë në Prokurorinë e Posaçme. Nuk është e qartë se për cilin hetim ai ishte thirrur, por në deklarimet e tij të mëpasshme, zoti Meta la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij. Ish presidenti deklaroi se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, për të cilat ai ia la përgjegjësinë bashkëshortes Monika Kryemadhi, marrëdhëniet me të cilën kanë njohur një krisje të fortë kohët e fundit. Zonja Kryemadhi, e cila është nën hetim pasuror, ishte po ashtu një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme.

I thirrur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme, zoti Meta hyri sot në mjediset e saj duke sulmuar me nota denigruese drejtuesin e këtij institucioni Altin Dumani, siç ka ndodhur shpesh, veçanërisht në muajt e fundit: “Dum Dumani është ai që nuk guxon të hapë çështjen McGonigal. Eshtë kokë e këmbë me Edi Ramën”

Në dalje nga Prokuroria, pas pak më shumë se tre orësh, nuk i kurseu sërish akuzat ndaj zotit Dumani, ndërsa tha se “unë jam pyetur 3 orë, kot më kot, me gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua, që kanë të bëjnë me veprimet e të tjerëve, miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të SPAK-ut”

Zoti Meta nuk dha shpjegime se në kuadër të cilit hetim ai ishte thirrur nga prokurorët, por më vonë, nga selia e partisë së tij, e quajti të turpshme seancën ku ai la të kuptohej se ishte pyetur mbi çështje financiare që lidheshin me të dhe familjen e tij. “Si mund t’i thuash ti Ilir Metës, a e njeh të Elenën. Po kush është Elena? Po ja, ajo punonjësja e Financës, e LSI. Po – i thashë – është njëra që ka punuar e ka ikur pa dorëzuar detyrën. Po patët mundësi i thoni, të vijë të dorëzojë detyrën se ka patur detyrë me rëndësi. A të ka thënë ty Elena, 5 mijë dollar në vitin 2006? Mua të më japë Elena? Nuk kishte si të më jepte se merrte rrogë te partia. Po janë në një numër llogarie që e ke ti me bashkëshorten tënde. Shkoni pyeteni atë, i thashë. Merren me histori, se mos ke diskutuar ti me Monikën në shtëpi, për këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet bankare, e ku e di unë përralla të tilla”, shpjegoi zoti Meta, duke përmendur disa nga pyetjet që ai tha se i ishin bërë nga prokurorët.

Qartazi, ai la çdo përgjegjësi mbi bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, marrëdheniet me të cilën janë tronditur thellë, edhe në aspektin politik, ku ajo u la jashtë funksioneve në partinë e Lirisë. “U bëra të qartë se unë as çështje pronash as çështje financiare, nuk kam patur asnjë përgjegjësi. Të gjitha përgjegjësitë, në mirëbesim, i ka patur Monika, dhe ata e kanë patur mysafire dhe dje, e mund ta kenë sa herë të duan, dhe ta pyesin. Unë jam marrë dhe merrem me politikë”, theksoi zoti Meta.

Zonja Kryemadhi ishte një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme. Ndryshe nga bashkëshorti i saj, ajo nuk sulmoi në asnjë moment prokurorët, të cilët siç tha, “po bëjnë detyrën e tyre”. E gjendur nën hetim pasuror, ajo deklaroi se i ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe se kishte ballafaquar të dhënat e saj me ato që kishte mbledhur dhe Prokuroria e Posaçme./VOA

TË LIDHURA

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Një rival përballë Manastirliut për Tiranën, Berisha i rezervuar: PD ka disa kandidatura
Aktualitet

Një rival përballë Manastirliut për Tiranën, Berisha i rezervuar: PD ka disa kandidatura

13:07 | 22/09/2025
Next Post
Ndeshja Itali-Shqipëri , ja cilat janë rregullat e publikuara nga FSHF për tifozët

Ndeshja Itali-Shqipëri , ja cilat janë rregullat e publikuara nga FSHF për tifozët

Ish-kryetarja e Bashkisë së Libohovës Luiza Mandi, reagon pas dënimit nga GJKKO: Duan të më njollosin emrin

Ish-kryetarja e Bashkisë së Libohovës Luiza Mandi, reagon pas dënimit nga GJKKO: Duan të më njollosin emrin

Akuzohet se dhunoi njerkën, Apeli lë në arrest shtëpie djalin e Nehat Kullës

Akuzohet se dhunoi njerkën, Apeli lë në arrest shtëpie djalin e Nehat Kullës

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com