Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në dalje të SPAK u përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ka kryer ndërhyrje estetike. Kryemadhi tha se ka bërë vetëm botoks si gjithë gratë e burrat. E pyetur nëse i është kthyer celulari i sekuestruar, Kryemadhi tha “le ta mbajnë se ka gjëra të bukura”, duke nënkuptuar se ende nuk e ka marrë.
“Lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike që flasin në TV janë në një çështje. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike meqë e keni me dëshirë të madhe. Çdo grua që mirëmbahet nuk është ndërhyrje estetike. Pastaj nga ana tjetër, gjërat e tjera janë të faktuara.
Le ta mbajnë celularin. Ka vetëm gjëra të bukura në celularin tim. U pyeta për të gjitha nga fillimi në fund. Patjetër që botoks kam bërë si gjithë gratë dhe gjithë burrat. Fëmijët e mi nuk janë marrë në pyetje”, tha Kryemadhi.