Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

BIRN: Akuzat për plagjiaturë në zgjedhjet universitare bien në vesh të shurdhër

1 vit ago
in Politikë
BIRN: Akuzat për plagjiaturë në zgjedhjet universitare bien në vesh të shurdhër

Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit heshtën pas publikimit nga Taulant Muka të dy kallëzimeve sipas të cilave rektori i Univeristetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha kishin bërë plagjiaturë në tezat e doktoraturës. Rektori i UT-së mohoi akuzat.

Në prag të zgjedhjeve në universitete, studiuesi Taulant Muka publikoi të premten dy kallëzime ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, të cilët i akuzon për plagjiaturë me temat e tyre të doktoraturës.

Sipas kallëzimeve të Mukës, të cilat u janë dërguar një sërë institucionesh përfshi edhe Presidentin e Republikës, rektori dhe dekania i kanë kopjuar tezat e tyre të doktoraturës, i pari nga një studiuese rumune dhe e dyta nga studiues italianë.

“Z.Hoxha, sipas gjetjeve të Aneksit nr. 1, ka kopjuar fjalë-për-fjalë, idenë, strukturën, mendimet dhe bibliografinë e Dr. St?nil?, duke e trajtuar si vepër autentike/origjinale të tij, pa e cituar, duke konsumuar kështu një mori shkeljesh,” thotë Muka në kallëzim, ku shton se teza e doktoraturës e rektorit Artan Hoxha ishte kopjuar nga studiuesja rumune, Laura Maria Stanila.

Lidhur me dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Muka pretendon se Hoxha ka kopjuar në tezën e saj rreth 4 mijë fjalë nga dy studiues italianë, përfshi sipas tij edhe idenë, strukturën dhe bibliografinë.

Rektori Artan Hoxha dhe dekania Dorina Hoxha po garojnë të vetëm për një mandat tjetër në zgjedhjet universitare që pritet të mbahen më 21 qershor.

Në kallëzimet e tij, Muka thotë se “dy drejtuesit e universiteteve duhej të përjashtoheshin nga gara” dhe kërkon marrjen e masave për heqjen e titujve të tyre. Por kallëzimi i tij u shoqërua me heshtje nga Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit, ndërsa rektori Artan Hoxha i mohoi akuzat në një komunikim me BIRN.

Ndërsa theksoi se akuzat ishin të përsëritura, Hoxha këmbënguli se nuk kishte bërë plagjiaturë edhe pse pranoi se pjesa për legjislacionin e huaj nuk ishte një studim i tij. Hoxha theksoi megjithatë se studimi i tij mbi 200 faqe ishte origjinal sa i përket legjislacionit shqiptar.

“Unë nuk hyj në debat për gjëra që janë aty… Gabimet dhe plagjiatura janë dy gjëra,” tha Hoxha për BIRN.

“Mund të ketë probleme me referimet mbi legjislacionin e huaj, por nuk janë kërkimi im shkencor,” shtoi ai, ndërsa përmendi se ai kishte “dorë në 50 për qind të legjislacionit shqiptar”.

Ministria e Arsimit nuk iu përgjigj pyetjeve për koment nga BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi, ndërsa anëtarë të Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, të cilit i është dërguar kallëzimi, qenë të paarritshëm për koment. Dekania Dorina Hoxha nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN.

Kryetari i Këshillit të Etikës në Universitetin e Tiranës, Mihallaq Qirjo i tha BIRN se këshilli nuk ishte vënë në lëvizje as nga Senati dhe as nga ankues të tjerë, ndërsa shtoi se Këshilli i Etikës nuk kryente veprime kryesisht.

Edhe pse denoncimet për plagjiaturë në rrethin akademik shqiptar kanë qenë të shpeshta, ato janë anashkaluar dhe nuk janë shoqëruar me penalitete apo heqje titujsh shkencorë.

Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”, një organizatë me fokus monitorimin e punës së universiteteve, thotë se procedura e verifikimit të titujve nuk është kryer dhe se universitetet refuzojnë të bëjnë publike vetëdeklarimet e kandidatëve.

Xhemollari shtoi gjithashtu se e vetmja nismë për verifikimin e titujve shkencorë, e ndërmarrë pas presionit nga protesta e studentëve në vitin 2018, ka dështuar.

“Nuk kemi të bëjmë më një rast të izoluar, por me një fenomen, i cili nuk dëmton individin apo universitetin, por dëmton imazhin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkon trajtim emergjent nga strukturat kompetente. Nuk mund të kërkojmë fonde me drejtues vjedhës tekstesh”, tha Xhemollari për BIRN.

Verifikimi i punimeve shkencore të stafit akademik në Universitetin e Tiranës ishte një nga kërkesat kryesore të studentëve në protestat masive të vitit 2018. Qeveria u premtoi atyre se ky verifikim do të kryhej. Më pas Ministria e Arsimit lidhi marrëveshje me një platformë elektronike që do të mundësonte këtë verifikim, por procesi nuk u ndoq dhe nuk dha rezultate. Në viti 2020, ministria ia kaloi detyrimet për verifikim vetë universitetit, por prej vitit kur u ndërmor kjo nismë, nuk ka asnjë rast të kapur në plagjiaturë prej institucioneve.

Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” i tha BIRN se plagjiatura ishte vepër penale, pavarësisht se legjislacioni kërkon një kallëzim nga studiuesi apo autori i tekstit të kopjuar. Ai theksoi gjithastu se arsimi i lartë në Shqipëri ka nevojë për një veting akademik.

“Për të pastruar vetveten dhe për të hapur garën dhe konkurrencën brenda vetes,”, përfundoi Xhemollari.

TË LIDHURA

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi
Politikë

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

10:16 | 01/08/2025
Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës (Emrat)
Politikë

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës (Emrat)

11:39 | 31/07/2025
Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI
Aktualitet

Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI

18:51 | 29/07/2025
Next Post
I dënuar dy herë për vjedhje banesash, policia italiane vë në pranga të riun shqiptar

I dënuar dy herë për vjedhje banesash, policia italiane vë në pranga të riun shqiptar

“Të erdhi inat që s’more 100 mijë euro”, Juli ua mbyll gojën ndjekësve

“Të erdhi inat që s’more 100 mijë euro”, Juli ua mbyll gojën ndjekësve

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e diel 9 qershor 2024

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur
Bota

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

by mirseda
20:42 | 04/08/2025
0

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në autostradën A1 në seksionin Valdarno midis Arezzos dhe Firences në...

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

17:15 | 04/08/2025
Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

17:10 | 04/08/2025
Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

16:56 | 04/08/2025
Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

15:27 | 04/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com